Shënoi supergol ndaj Polonisë, Jasir Asani zbulon çfarë i tha portieri polak:Më tha që goditja ishte
Shënoi supergol ndaj Polonisë, Jasir Asani zbulon çfarë i tha portieri polak:Më tha që goditja ishte

Jasir Asani shënoi supergolin e parë ndaj Polonisë në fitoren 2 me 0 të Shqipërisë. Pas ndeshjes, ai foli për mikrofonin e Tv Klan dhe tha se Shqipëria e meritoi fitoren. “Me rëndësi është fitorja, sepse me të vërtetë e merituam fitoren. Doja një herë kros me dhënë, por fusha shumë e keqe më mirë me godit. Ishalla gjithë shqiptarët anembanë botës janë gëzuar. Kam pasur bisedime me FSHF edhe më përpara, por s’ka qenë momenti. Unë dua ta falenderoj Sylvinho. Unë e falenderoj nga zemra sepse ka bërë një kombëtare shumë mirë dhe duhet të vazhdojmë kësshtu sepse kemi dhe 3 ndeshje akoma. Unë e kam shënuar golin por merita është Sylvinho, dhe e kolektivit, merita e parë është e stafit”. Pas përfundimit të pjesës së parë, kamerat fiksuan Jasir Asanin dhe portierin çek. Por çfarë biseduan, na e zbulon Jasir Asani. “Më tha që goditja ishte fenomenale, s’e prisja që do godisje në atë pozicion. Unë i thashë që e pashë që lëvize 1 sekondë para”, tregoi Asani për mikrofonin e Tv Klan. Shqipëria mposhti 2 me 0 Poloninë, ndeshje e vlefshme për eliminatoret e Euro 2024. SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos! Email: info@tvklan.al Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/ Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/ Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/ Follow Tvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/ Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/



Sherr tek tifozët e Feyenoord-it në stadium
Sherr tek tifozët e Feyenoord-it në stadium

Teksa stadiumi “Air Albania” është mbushur plot e për plot në pritje të finales Roma-Feyenoord brenda stadiumit është shënuar një përplasje. Siç duket në këtë video të siguruar nga tvklan.al, përplasja ka ndodhur në një sektor të mbushur me tifozë të Feyenord-it. Deri më tani nuk dihen arsyet e përplasjes, megjithatë tashmë situata raportohet e qetë./tvklan.al SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos! Email: info@tvklan.al Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/ Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/ Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/ Follow Tvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/ Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/



“Skandal”, mediat polake: Nga telefonat që u hodhën, 5 lekëshi që solli fat e reagimi i Metës
“Skandal”, mediat polake: Nga telefonat që u hodhën, 5 lekëshi që solli fat e reagimi i Metës

#sport #albania #shqiperipoloni #kombetarjashqiptare #fshf Skandal në Tiranë”. Kështu shkruajnë mediat polake pas fitores në “Air Albania” dhe skenës që dhuruan tifozët shqiptarë kur Świderski shënoi gol, duke pasuar me ndërprerjen e ndeshjes për rreth 20 minuta. “Ishte minuta e 77 e ndeshjes mes Polonisë dhe Shqipërisë, kur Mateusz Klich bëri një kros të bukur nga e djathta e fushës. Karol Świderski mposhti portierin shqiptar me një gjuajtje tokazi dhe çoi në avantazh kombëtaren polake. Pas kësaj, nisën të ndodhin gjërat skandaloze”, shkruan sport.pl. Rasti i golit nuk ishte episodi i vetëm i hedhjes në fushë të sendeve të ndryshme. Më herët, tifozët kishin lëshuar sende në drejtim të mesfushorit të Napolit, Piotr Zieliński, teksa kryente një goditje këndi. Në këta rast, arbitri franzez Clement Turpin, e ndali për pak minuta ndeshjen derisa u morën shënimet përkatëse nga delegati i UEFA-s. Siç duket, polakët e kishin ndjerë presionin nga tifozëria shqiptare që në fillim të ndeshjes. “Air Albania” ishte mbushur plot e për plot dhe në mediat polake nuk kanë mbetur pa u folur edhe rastet e vërshëllimeve kundër lojtarëve, tifozëve e madje edhe folësit të ekipit kombëtar që në gjuhën polake u bënte thirrje tifozëve të tij. “Që nga fillimi i ndeshjes mes Polonisë dhe Shqipërisë, kishte tension. Kur folësi në stadium bëri thirrje për qetësi dhe po këndohej himni i Polonisë nuk kishte qetësi. Përkundrazi, tifozët shqiptarë, veçanërisht ata pas porte filluan të bërtisnin dhe të vërshëllenin. Kur arbitri ndërpreu ndeshjen për më shumë se 15 minuta, tifozët nuk bënë asgjë, njësoj sikur të kishin harruar se kishin pësuar një gol. Fillimisht ndezën dritat e celularëve dhe filluan që të këndojnë dhe të duartrokasin njëkohësisht”, shkruan sport.pl. Media polake nuk ka lënë pa dokumentuar çdo rast ofendimesh ndaj tifozëve polakë. Të tjera media ndalen tek strategjia e Edoardo Rejas që ishte përpjekur për të thyer kundërshtarët polak. “Fillimisht, skuadra nuk u la shumë mundësi kundërshtarëve. Shqiptarët nuk kishin asnjë mënyrë për të shkuar drejt portës sonë. U përpoqën me pasimet e gjata pas mbrojtësit Kamil Glik, duke besuar se ai ishte i ngadaltë dhe ku fakt të përdorej, por lojtari ynë luajti shkëlqyeshëm, njësoj si mbrojtësit e tjerë Paweł Dawidowicz dhe Jan Bednarek”, shkruan një tjetër media polake. E njëjta media raporton se e gjithë bota ka shkruar për këto sjellje të tifozërisë shqiptare. UEFA pritet që së shpejti të marrë masa disiplinore dhe Shqipëria do të përballet me disa ndëshkime. Në stadiumin “Air Albania” ka qenë edhe Presidenti i Federatës Polake të Futbollit, Cezary Kulesza. Ai është takuar me njerëzit më të rëndësishëm në vend, ndër ta edhe Presidentin Meta. Kulesza ka folur për mediat dhe ka thënë se çfarë fjalësh ka shkëmbyer me Metën. “Një moment para ndeshjes shkëmbyem disa fjalë dhe mund ta dëgjoje qartë në zërin e tij se besonte shumë fort në fitoren e ekipit. Fatkeqësisht pas golit që shënuam dhe situatës në lidhje me tifozët mund ta ndjeje ankthin dhe sikletin në lidhje situatën. Të dy e dimë që vërshëllimat e tifozëve gjatë këndimit të himneve nuk duhet të ndodhin”, është shprehur ai. Një tjetër media është ndalur për të dokumentuar çdo send që është hedhur në fushë kundër lojtarëve polakë. Shishe uji, çakmakë, e madje edhe telefonë. “Ishte ky arsenali që përdorën tifozët shqiptarë”, shkruan nowiny24.pl. Madje ata kanë vënë re edhe detajin e portierit të Juventusit, Wojciech Szczęsny, ndaj të cilit u hodhën sende pas përfundimit të ndeshjesh. “Ai mori një prej shisheve dhe bëri gjestin “gëzuar” ndaj tifozëve”, shkruhet më tej. Madje për shkak të situatës së tensionuar, mediat polake pretendojnë se nuk kanë pasur mundësi që të marrin në intervista lojtarët pasi gjendeshin shumë pranë tribunave të tifozëve. Situatën, polakët e kishin parashikuar dhe këtë e ka shprehur për mediat zëdhënësi i ekipit Jakub Kwiatkowski. “Ditën e ndeshjes biseduam në drekë. U thashë: Do ta shikoni, ka për të qenë një ndeshje që do të ndërpritet të paktën një herë. Prisnim një ndeshje të vështirë, me atmosferë të vështirë, sepse jemi në Ballkan dhe e dimë se çfarë mund të bëjë audienca shqiptare. Dhe rezultoi që çdo gjë të ishte e vërtetë”, tha zëdhënësi. Ai ka treguar me humor se fitorja e Polonisë erdhi pasi gjeti një monedhë 5 lekëshe, çka për të thotë se i solli fat. SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos! Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/ Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/ Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/ Follow Tvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/ Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/



Basha: Fitorja e opozites, e padiskutueshme |Lajme-News
Basha: Fitorja e opozites, e padiskutueshme |Lajme-News

Kreu i opozitës Lulzim Basha thotë se në fund të procesit të numërimit të votave opozita do jetë fituese e zgjedhjeve të zhvilluara të dielën. Ndaj në një dalje për mediat nga selia e Partisë Demokratike, ai I bëri thirrje numëruesve dhe komisionerëve që të vazhdojnë punën për të nxjerrë nga kutitë vullnetin e shprehur nga qytetarët me votë. “Vullneti i popullit është në ato kuti, numërimi do të bëhet në mënyrë strikte dhe rigoroze sipas ligjit dhe unë jam i bindur që ashtu siç janë kthyer në ato që i konsideronin bastionet e tyre, ashtu në fund të këtij numërimi, ndryshimi do të jetë i prekshëm për të gjithë. Fitorja e Aleancës për Ndryshim është e padiskutueshme, fitorja e Shqipërisë do t'i takojë çdo shqiptari”. Këtë bindje ai e mbështet tek projeksionet dhe rezultatet që kanë nxjerrë edhe ato kuti votimi që janë tradicionalisht të majta dhe që sipas tij janë përzgjedhur nga mazhoranca në pushtet për tu numëruar të parat. “Siç e dimë të gjithë, qendrat e para që numërohen, të cilat janë të përcaktuara nga partia në pushtet, favorizojnë historikisht partinë në pushtet. Thënë kjo, Partia Socialiste ka humbur thellë numrin e votave të numëruara në Tiranë, në zonat e mbyllura, në Përmet, Këlcyrë, Memaliaj. Kemi të bëjmë me një humbje të thellë të Partisë Socialiste dhe një fitore, një rritje të numrit të votave për Partinë Demokratike, për koalicionin për ndryshim”. Ai tha se deri sa PS është ndëshkuar në ato që i ishin qendra që cilësohen bastione, opozita pret që vota për Ndryshim të vazhdojë dhe fitorja e Aleancës për Ndryshim të konfirmohet në të gjithë vendin. Ndaj ai bëri thirrje socialistëve të lënë lojërat me bllokimin e numërimit në ato KZAZ ku e dinë se janë humbës. SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos! Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/ Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/ Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/ Follow Tvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/ Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/



Soni Malaj tregon për herë të parë pse është ndarë me Mirkon: Nuk kam pasaporte italiane…
Soni Malaj tregon për herë të parë pse është ndarë me Mirkon: Nuk kam pasaporte italiane…

Këngëtarja Soni Malaj ka folur për herë të parë tek rubrika “Tani mund të këndosh” për divorcin me ish-bashkëshortin e saj Mirko me të cilin ka një vajzë të quajtur Ana. Ai është nënshtetas italian dhe shpesh herë nëpër media u përfol se u martua me tëpër të marrë pasaportë italiane. Soni Malaj e ka mohuar një gjë të tillë dhe ka treguar pse është ndarë. Ardit Gjebrea: Çfarë pasaporte ka Ana vajza jote? Soni Malaj: Ka pasaporte shqiptare dhe italiane. Ardit Gjebrea: Ti ke pasaportë italiane? Soni Malaj: Jo. Ardit Gjebra: Mund ta kishe? Soni Malaj: Absolutisht po, duke qenë e martuar me shtetas italian dhe që kam jetuar në Itali, po gjëja e parë që duhej të ishte, por që nuk u bë. Ardit Gjebrea: Kur ti u martove me Mirkon dikur filluan të flisnin që Soni e bëri këtë martesë përveç të tjerave që të kishte dhe një pasaportë italiane. Soni Malaj: E di e kam dëgjuar, por që në fakt unë as letrat nuk i kam bërë, pasaportën nuk e kam dhe kjo lehtësisht mund të vërtetohet. Ardit Gjebrea: Sa vite ke jetuar në Itali? Soni Malaj: Unë kam jetuar 1 vit e gjysmë në Spanjë dhe një vit e gjysmë në Itali. Ardit Gjebrea: Divorci pse u bë? Soni Malaj: Njerëzit ndonjëherë kanë shumë ideale patriotike ndoshta që tani të thëna mund të më duken dhe patetike dhe njerëzit nuk do e kuptonin dot. Nuk ka qenë as çështje tradhtie, por janë disa gjëra të tjera që thellë thellë janë më të mëdha. Ardit Gjebrea: Kur thua ideale, cili mund të jetë ideali i një njeriu, vendi, liria? Soni Malaj: Liria. Ardit Gjebrea: Ne nuk kemi folur kurrë në fakt, as bashkë për këtë gjë kështu që kureshtar isha. Si është raporti i Anës me babin e vetë? Soni Malaj: I shkëlqyer, Mirko është një baba ekselent, shumë i përkushtuar. Ardit Gjebrea: Po raporti juaj si është sot? Soni Malaj: Është korrekt. Ardit Gjebrea: Komunioni për hir të vajzës apo edhe për hir të një marrëdhënie që keni patur një moment në jetën tuaj? Soni Malaj: Ka ndodhur për vajzën, por po përpiqemi të krijojmë një marrëdhënie sa më korrekte me njëri-tjetrin duke qenë se gjithmonë dashje pa dashje do jemi pjesë e njëri-tjetrit për shkak të Anës. /tvklan.al #EDielaShqiptare nga #ArditGjebrea prej vitit 2008 në #TvKlan, programi më popullor në të gjitha familjet shqiptare çdo të dielë. Një program i cili përfshin një fashë orari maratonë, prej 6 orësh transmetim. SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos! Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/ Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/ Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/ Follow Tvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/ Programet e Tvklan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/



Sherr mes shokesh, vritet Florian Lamcja |Lajme-News
Sherr mes shokesh, vritet Florian Lamcja |Lajme-News

Kjo është foto e 40-vjeçarit Florjan Lamçja dhe dy shokëve të tij, Sokol Sanxhaktari dhe Adriano Hajdari, pak momente para se mes tyre të niste sherri që përfundoi me vrasje. Siç shihet, janë duke konsumuar alkool dhe shisha. Disa minuta më vonë, Sanxhaktari e Hajdari e qëllojnë me shishe e mjete të tjera të forta, duke i shkaktuar vdekjen Lamçajt, që në Elbasan njihen edhe me nofkën “Flor Qorri”. Policia i ka ndaluar të dy shokët, Hajdarin dhe Sanxhaktarin. Ky i fundit njihet në Elbasan për shkak se është dhëndri i ish-kryetarit të Bashkisë, Qazim Sejdini. Ende nuk dihet shkaku i sherrit, por policia dyshon për një konflikt të momentit. Një punonjës i lokalit ku ndodhi vrasja, i tha Televizionit Klan se të rinjtë ishin të dehur kur u ulën në lokal dhe kanë filluar papritur të qëllojnë njëri-tjetrin. Dy të ndaluarit nuk kanë dhënë dëshmi para prokurorëve. Burime nga policia thanë se ata ishin në gjendje të dehur në momentin kur janë shoqëruar nga uniformat blu. Florian Lamçja rezulton i dënuar më parë me 3 vite burg, me akuzën e pengimit të zbardhjes të së vërtetës, në lidhje me vrasjen e Almir Canit në vitin 2012 në Elbasan. Për këtë vrasje është arrestuar vëllai i tij, Olsi Lamçja, i cili sot po vuan dënimin me 22 vite burg. Ai ishte hetuar nga policia edhe për dy plagosje, por nuk u gjetën prova për ta fajësuar. Tv Klan SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos! Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/ Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/ Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/ Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/ Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/




« Previous


Popular Tags

#Miami Heat  #Cristiano Ronaldo  #Counter Attack Goals Football  #Lionel Messi  #Best Ball Controls  #Goalkeeper Saves  #Football Skills  #LeBron James  #Best Football Defending Skills  #Goalkeeper Saves  

Popular Users

#itsBayleyWWE  #KylieJenner  #OleksiakPenny  #SrBachchan  #BadgerMBB  #J_No24  #BrunoMars  #MieshaTate  #JJWatt  #jadande  #jimmyfallon  #IAmJericho  #JLo  #SportsCenter