#sport #albania #shqiperipoloni #kombetarjashqiptare #fshf Skandal në Tiranë”. Kështu shkruajnë mediat polake pas fitores në “Air Albania” dhe skenës që dhuruan tifozët shqiptarë kur Świderski shënoi gol, duke pasuar me ndërprerjen e ndeshjes për rreth 20 minuta. “Ishte minuta e 77 e ndeshjes mes Polonisë dhe Shqipërisë, kur Mateusz Klich bëri një kros të bukur nga e djathta e fushës. Karol Świderski mposhti portierin shqiptar me një gjuajtje tokazi dhe çoi në avantazh kombëtaren polake. Pas kësaj, nisën të ndodhin gjërat skandaloze”, shkruan sport.pl. Rasti i golit nuk ishte episodi i vetëm i hedhjes në fushë të sendeve të ndryshme. Më herët, tifozët kishin lëshuar sende në drejtim të mesfushorit të Napolit, Piotr Zieliński, teksa kryente një goditje këndi. Në këta rast, arbitri franzez Clement Turpin, e ndali për pak minuta ndeshjen derisa u morën shënimet përkatëse nga delegati i UEFA-s. Siç duket, polakët e kishin ndjerë presionin nga tifozëria shqiptare që në fillim të ndeshjes. “Air Albania” ishte mbushur plot e për plot dhe në mediat polake nuk kanë mbetur pa u folur edhe rastet e vërshëllimeve kundër lojtarëve, tifozëve e madje edhe folësit të ekipit kombëtar që në gjuhën polake u bënte thirrje tifozëve të tij. “Që nga fillimi i ndeshjes mes Polonisë dhe Shqipërisë, kishte tension. Kur folësi në stadium bëri thirrje për qetësi dhe po këndohej himni i Polonisë nuk kishte qetësi. Përkundrazi, tifozët shqiptarë, veçanërisht ata pas porte filluan të bërtisnin dhe të vërshëllenin. Kur arbitri ndërpreu ndeshjen për më shumë se 15 minuta, tifozët nuk bënë asgjë, njësoj sikur të kishin harruar se kishin pësuar një gol. Fillimisht ndezën dritat e celularëve dhe filluan që të këndojnë dhe të duartrokasin njëkohësisht”, shkruan sport.pl. Media polake nuk ka lënë pa dokumentuar çdo rast ofendimesh ndaj tifozëve polakë. Të tjera media ndalen tek strategjia e Edoardo Rejas që ishte përpjekur për të thyer kundërshtarët polak. “Fillimisht, skuadra nuk u la shumë mundësi kundërshtarëve. Shqiptarët nuk kishin asnjë mënyrë për të shkuar drejt portës sonë. U përpoqën me pasimet e gjata pas mbrojtësit Kamil Glik, duke besuar se ai ishte i ngadaltë dhe ku fakt të përdorej, por lojtari ynë luajti shkëlqyeshëm, njësoj si mbrojtësit e tjerë Paweł Dawidowicz dhe Jan Bednarek”, shkruan një tjetër media polake. E njëjta media raporton se e gjithë bota ka shkruar për këto sjellje të tifozërisë shqiptare. UEFA pritet që së shpejti të marrë masa disiplinore dhe Shqipëria do të përballet me disa ndëshkime. Në stadiumin “Air Albania” ka qenë edhe Presidenti i Federatës Polake të Futbollit, Cezary Kulesza. Ai është takuar me njerëzit më të rëndësishëm në vend, ndër ta edhe Presidentin Meta. Kulesza ka folur për mediat dhe ka thënë se çfarë fjalësh ka shkëmbyer me Metën. “Një moment para ndeshjes shkëmbyem disa fjalë dhe mund ta dëgjoje qartë në zërin e tij se besonte shumë fort në fitoren e ekipit. Fatkeqësisht pas golit që shënuam dhe situatës në lidhje me tifozët mund ta ndjeje ankthin dhe sikletin në lidhje situatën. Të dy e dimë që vërshëllimat e tifozëve gjatë këndimit të himneve nuk duhet të ndodhin”, është shprehur ai. Një tjetër media është ndalur për të dokumentuar çdo send që është hedhur në fushë kundër lojtarëve polakë. Shishe uji, çakmakë, e madje edhe telefonë. “Ishte ky arsenali që përdorën tifozët shqiptarë”, shkruan nowiny24.pl. Madje ata kanë vënë re edhe detajin e portierit të Juventusit, Wojciech Szczęsny, ndaj të cilit u hodhën sende pas përfundimit të ndeshjesh. “Ai mori një prej shisheve dhe bëri gjestin “gëzuar” ndaj tifozëve”, shkruhet më tej. Madje për shkak të situatës së tensionuar, mediat polake pretendojnë se nuk kanë pasur mundësi që të marrin në intervista lojtarët pasi gjendeshin shumë pranë tribunave të tifozëve. Situatën, polakët e kishin parashikuar dhe këtë e ka shprehur për mediat zëdhënësi i ekipit Jakub Kwiatkowski. “Ditën e ndeshjes biseduam në drekë. U thashë: Do ta shikoni, ka për të qenë një ndeshje që do të ndërpritet të paktën një herë. Prisnim një ndeshje të vështirë, me atmosferë të vështirë, sepse jemi në Ballkan dhe e dimë se çfarë mund të bëjë audienca shqiptare. Dhe rezultoi që çdo gjë të ishte e vërtetë”, tha zëdhënësi. Ai ka treguar me humor se fitorja e Polonisë erdhi pasi gjeti një monedhë 5 lekëshe, çka për të thotë se i solli fat. SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos! Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/ Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/ Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/ Follow Tvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/ Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/
#klannews #tvklan SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos! Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/ Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/ Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/ Follow Tvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/ Programet e Tv Klan mund ti ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/
#opinion #blendifevziu SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos! Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/ Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/ Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/ Follow Tvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/ Programet e Tv Klan mund ti ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/
#Opinion | Emision politik live nga #BlendiFevziu në #tvklan “Dua të bëhem si Ronaldo, do të bëhem i famshëm”, ka qenë kjo ëndrra më e madhe e 14-vjeçarit të vrarë në afërsi të shkollës “Fan Noli” në Tiranë nga bashkëmoshatari i tij. Në një rrëfim shumë prekës, nëna dhe babai i 14-vjeçarit, Florina dhe Engjëll Cani kanë treguar se çfarë dëshironte të bëhej djali i tyre në të ardhmen. Pyetje: Çfarë nxënësi ishte Martini në shkollë? Engjëll Cani: Martini deri në klasë të 6 ka qenë gjithë 10. Ka qenë me fleta lavdërimi. Ai vazhdoi sportin… Florina Cani: Donte të ndiqte ëndrrën e tij, thoshte “dua të bëhem si Ronaldo”. Engjëll Cani: Thoshte “dua të bëhem si Ronaldo”. Engjëll Cani: Mirë i thoshim ne. E dërgonim në stërvitje, e sillnim, rrinte me shokët. Pyetje: Çfarë ëndrrash kishte Martini? Engjëll Cani: Martini thoshte dua të bëhem si Ronaldo, do të bëhem i famshëm. Më thoshte “babi mos më ki merak, mua më njohin të gjithë”. Emisioni politik më i ndjekur dhe më i preferuar në ekranet shqiptare. “Opinion” vjen në katër takime çdo javë – e hënë, e martë, e mërkurë dhe takimi tradicional i të enjtes mbrëma. SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos! Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/ Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/ Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/ Follow Tvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/ Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/
#Kampionët #TvKlan #KlanSport #Euro2024 #MarinaVjollca #Germany #Albania SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos! Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/kategoria/klan-news/ Follow Klan News on Facebook: https://www.facebook.com/klannews Follow @klannews on Instagram: https://www.instagram.com/tvklannews/ #Euro2024 #TvKlan
#Kampionët #TvKlan #KlanSport #Euro2024 #MarinaVjollca #Germany #Albania SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos! Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/kategoria/klan-news/ Follow Klan News on Facebook: https://www.facebook.com/klannews Follow @klannews on Instagram: https://www.instagram.com/tvklannews/ #Euro2024 #TvKlan
SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos! Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/kategoria/klan-news/ Follow Klan News on Facebook: https://www.facebook.com/klannews Follow @klannews on Instagram: https://www.instagram.com/tvklannews/ #Euro2024 #TvKlan
Shqipëria nuk ka zhgënjyer as në miqësoren e dytë kundër Azerbajxhanit, të cilën e fitoi me rezultatin 3-1. Në stadiumin “Haladas” të Hungarisë, në 10 minutat e para, takimi ishte e luftuar mes të dyja ekipeve. Por 120 sekonda më pas, Nedim Bajrami me një gjuajtje nga jashtë zone zhbllokoi rezultatin, duke mposhtur portierin Mahama-dalijev. Në vazhdim, azerët e shtuan presionin dhe rrezikuan në disa raste. Edhe në nisje të 45 minutave të dyta, Azerbajxhani u shfaq rrezikshëm. Në 15 minutat e para, kuqezinjtë u përqendruan në mbrojtje. Në vazhdim, e shtuan ritmin dhe Manaj rrezikoi në të 67’. Pesë minuta më pas, Strakosha bëri një pritje shpëtimtare kundër Emrelis. Tetë minuta nga fundi i kohës së rregullt Manaj e çoi rezultatin në 2-0. Azerët gjithsesi e kërkuan golin, por Strakosha u tregua i vëmendshëm. Fitoren e vulosi Laçi në minutën e 88. Azerbajxhani realizoi golin e nderit me Gurbanli në shtesë. Tashmë përqendrimi i kuqezinjve do të jetë në Euro 2024. Më 15 qershor do të luhet përballja e parë kundër Italisë në stadiumin “Iduna Park”. Ndeshjet e Shqipërisë dhe ato të eventit ‘Gjermani 2024’ do të transmetohen ekskluzivisht në televizionin Klan. SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos! Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/kategoria/klan-news/ Follow Klan News on Facebook: https://www.facebook.com/klannews Follow @klannews on Instagram: https://www.instagram.com/tvklannews/ #KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan
Florian Marku do të përballet sot në mbrëmje në një duel prej 10 raundesh me britanikun Chris Kongo, një eveniment që do të transmetohet direkt në Klan Plus. Boksieri shqiptar kthehet në ring për herë të parë prej 2 Shtatorit të vitit të kaluar. Sfida mes tyre nisi që në momentet e peshimit ku për t’i ndarë ndërhynë forcat e sigurisë. Florian Marku dha mesazhin e tij para përballjes që do të mbahet në Londër ku nuk do të mungojë mbështetja e tifozëve shqiptarë. “Të gjithë ata kundërshtarë të cilët nuk më respektojnë do ta paguajnë. Ky djalosh do të dridhet në ring, pasi është një frikacak. Do t’ia tregoj unë kush jam”. Ky do të jetë dueli i 15 në ringun profesionist për Florian Markun ku nuk njeh ende humbje. Sfida mes Markut dhe Kongos do të jetë pjesë e një eventi që do të nisë prej orës 19:00. SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos! Email: info@tvklan.al Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/ Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/ Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/ Follow Tvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/ Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/