Content removal request!


Sherr mes shokesh, vritet Florian Lamcja |Lajme-News

Kjo është foto e 40-vjeçarit Florjan Lamçja dhe dy shokëve të tij, Sokol Sanxhaktari dhe Adriano Hajdari, pak momente para se mes tyre të niste sherri që përfundoi me vrasje. Siç shihet, janë duke konsumuar alkool dhe shisha. Disa minuta më vonë, Sanxhaktari e Hajdari e qëllojnë me shishe e mjete të tjera të forta, duke i shkaktuar vdekjen Lamçajt, që në Elbasan njihen edhe me nofkën “Flor Qorri”. Policia i ka ndaluar të dy shokët, Hajdarin dhe Sanxhaktarin. Ky i fundit njihet në Elbasan për shkak se është dhëndri i ish-kryetarit të Bashkisë, Qazim Sejdini. Ende nuk dihet shkaku i sherrit, por policia dyshon për një konflikt të momentit. Një punonjës i lokalit ku ndodhi vrasja, i tha Televizionit Klan se të rinjtë ishin të dehur kur u ulën në lokal dhe kanë filluar papritur të qëllojnë njëri-tjetrin. Dy të ndaluarit nuk kanë dhënë dëshmi para prokurorëve. Burime nga policia thanë se ata ishin në gjendje të dehur në momentin kur janë shoqëruar nga uniformat blu. Florian Lamçja rezulton i dënuar më parë me 3 vite burg, me akuzën e pengimit të zbardhjes të së vërtetës, në lidhje me vrasjen e Almir Canit në vitin 2012 në Elbasan. Për këtë vrasje është arrestuar vëllai i tij, Olsi Lamçja, i cili sot po vuan dënimin me 22 vite burg. Ai ishte hetuar nga policia edhe për dy plagosje, por nuk u gjetën prova për ta fajësuar. Tv Klan SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos! Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/ Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/ Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/ Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/ Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/