Content removal request!


Shënoi supergol ndaj Polonisë, Jasir Asani zbulon çfarë i tha portieri polak:Më tha që goditja ishte

Jasir Asani shënoi supergolin e parë ndaj Polonisë në fitoren 2 me 0 të Shqipërisë. Pas ndeshjes, ai foli për mikrofonin e Tv Klan dhe tha se Shqipëria e meritoi fitoren. “Me rëndësi është fitorja, sepse me të vërtetë e merituam fitoren. Doja një herë kros me dhënë, por fusha shumë e keqe më mirë me godit. Ishalla gjithë shqiptarët anembanë botës janë gëzuar. Kam pasur bisedime me FSHF edhe më përpara, por s’ka qenë momenti. Unë dua ta falenderoj Sylvinho. Unë e falenderoj nga zemra sepse ka bërë një kombëtare shumë mirë dhe duhet të vazhdojmë kësshtu sepse kemi dhe 3 ndeshje akoma. Unë e kam shënuar golin por merita është Sylvinho, dhe e kolektivit, merita e parë është e stafit”. Pas përfundimit të pjesës së parë, kamerat fiksuan Jasir Asanin dhe portierin çek. Por çfarë biseduan, na e zbulon Jasir Asani. “Më tha që goditja ishte fenomenale, s’e prisja që do godisje në atë pozicion. Unë i thashë që e pashë që lëvize 1 sekondë para”, tregoi Asani për mikrofonin e Tv Klan. Shqipëria mposhti 2 me 0 Poloninë, ndeshje e vlefshme për eliminatoret e Euro 2024. SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos! Email: info@tvklan.al Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/ Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/ Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/ Follow Tvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/ Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/