Soni Malaj tregon për herë të parë pse është ndarë me Mirkon: Nuk kam pasaporte italiane…
Soni Malaj tregon për herë të parë pse është ndarë me Mirkon: Nuk kam pasaporte italiane…

Këngëtarja Soni Malaj ka folur për herë të parë tek rubrika “Tani mund të këndosh” për divorcin me ish-bashkëshortin e saj Mirko me të cilin ka një vajzë të quajtur Ana. Ai është nënshtetas italian dhe shpesh herë nëpër media u përfol se u martua me tëpër të marrë pasaportë italiane. Soni Malaj e ka mohuar një gjë të tillë dhe ka treguar pse është ndarë. Ardit Gjebrea: Çfarë pasaporte ka Ana vajza jote? Soni Malaj: Ka pasaporte shqiptare dhe italiane. Ardit Gjebrea: Ti ke pasaportë italiane? Soni Malaj: Jo. Ardit Gjebra: Mund ta kishe? Soni Malaj: Absolutisht po, duke qenë e martuar me shtetas italian dhe që kam jetuar në Itali, po gjëja e parë që duhej të ishte, por që nuk u bë. Ardit Gjebrea: Kur ti u martove me Mirkon dikur filluan të flisnin që Soni e bëri këtë martesë përveç të tjerave që të kishte dhe një pasaportë italiane. Soni Malaj: E di e kam dëgjuar, por që në fakt unë as letrat nuk i kam bërë, pasaportën nuk e kam dhe kjo lehtësisht mund të vërtetohet. Ardit Gjebrea: Sa vite ke jetuar në Itali? Soni Malaj: Unë kam jetuar 1 vit e gjysmë në Spanjë dhe një vit e gjysmë në Itali. Ardit Gjebrea: Divorci pse u bë? Soni Malaj: Njerëzit ndonjëherë kanë shumë ideale patriotike ndoshta që tani të thëna mund të më duken dhe patetike dhe njerëzit nuk do e kuptonin dot. Nuk ka qenë as çështje tradhtie, por janë disa gjëra të tjera që thellë thellë janë më të mëdha. Ardit Gjebrea: Kur thua ideale, cili mund të jetë ideali i një njeriu, vendi, liria? Soni Malaj: Liria. Ardit Gjebrea: Ne nuk kemi folur kurrë në fakt, as bashkë për këtë gjë kështu që kureshtar isha. Si është raporti i Anës me babin e vetë? Soni Malaj: I shkëlqyer, Mirko është një baba ekselent, shumë i përkushtuar. Ardit Gjebrea: Po raporti juaj si është sot? Soni Malaj: Është korrekt. Ardit Gjebrea: Komunioni për hir të vajzës apo edhe për hir të një marrëdhënie që keni patur një moment në jetën tuaj? Soni Malaj: Ka ndodhur për vajzën, por po përpiqemi të krijojmë një marrëdhënie sa më korrekte me njëri-tjetrin duke qenë se gjithmonë dashje pa dashje do jemi pjesë e njëri-tjetrit për shkak të Anës. /tvklan.al #EDielaShqiptare nga #ArditGjebrea prej vitit 2008 në #TvKlan, programi më popullor në të gjitha familjet shqiptare çdo të dielë. Një program i cili përfshin një fashë orari maratonë, prej 6 orësh transmetim. SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos! Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/ Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/ Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/ Follow Tvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/ Programet e Tvklan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/





Popular Tags

#Manuel Neuer  #Philadelphia 76ers  #Best Goals  #LeBron James  #Goal Celebrations  #Zlatan Ibrahimovi  #Kyrie Irving  #David Silva  #Amazing Solo Goals  #Football Defensive Skills  

Popular Users

#jadande  #dougferguson405  #TheEllenShow  #taylorswift13  #J_No24  #SteveNash  #oldhossradbourn  #Ky1eLong  #cesc4official  #nyt4thdownbot  #BrunoMars  #richarddeitsch  #RobbieSavage8  #BadgerMBB