FC Shkupi - Trepça '89 1:0 (24.01.2015)  Highlights
FC Shkupi - Trepça '89 1:0 (24.01.2015) Highlights

Ndeshja e parë kontrolluese para sezonit pranveror 2015. FC Shkupi shënoi fitore me golin e realizuar nga penaltia me autor Goran Stankovski min '70.



Gostivari 1:0 Skopje 18 10 2014
Gostivari 1:0 Skopje 18 10 2014

Gostivari ka nisur rrethin e dytë të garave në Ligën e Dytë me një fitore minimale 1:0, ndaj ekipit të Skopjes. Goli i vetëm erdhi nga lojtari i cili u inkuadrua në pjesën e dytë Zejdan Alili, i cili për e befasoi portierin me një goditje dënimi të ekzekutuar jashtë 16-shit në minutën e 65-të. Vlen të përmend edhe shtylla e goditur nga ana e futbollistit Ilirid Ademi në çastet e fundit të ndeshjes. “Ishte një ndeshje mjaftë e vështirë, përveç fitores që na solli tre pikë, nuk jam aspak i kënaqur nga loja, nga angazhimi i disa lojtarëve. Patëm edhe fat, kundërshtarët patën edhe më tepër raste se ne, mirëpo ndonjëherë edhe kur ekipi luan dobët pikët janë të rëndësishme. Ndoshta nuk e merituam fitoren, por mbi gjitha tre pikët neve na çojnë përpara”, tha pas ndeshjes trajneri i Gostivarit, Mensur Jakupi. Me këtë fitore Gostivari e forcon kreun e tabelës – vendin e tretë me 18 pikë të grumbulluara. Ndeshjen e radhës Gostivari sërish e zhvillon në terren vendas kundër ekipit të Kozhufit me 25 tetor



Vëllazërimi 1:1 Gostivari 30 09 2014 (golat dhe rastet me te mira)
Vëllazërimi 1:1 Gostivari 30 09 2014 (golat dhe rastet me te mira)

Gostivari nxori një pikë nga derbi shqiptarë kundër ekipit të Vëllazërimit në Kërçovë, në javën e 8-të të Ligës së Dytë republikane në futboll ndeshje kjo që përfundoi me rezultat 1:1. Rezultati pozitiv ishte objektivi dhe qëllimi skuadrës së Gostivarit, gjë që u arrit edhe pse mundej të nxirret edhe fitore por të ishin realizuar shanset e krijuara. Ashtu si në ndeshjen ndaj Shkupit, Gostivari e kontrolloi dhe krijoi raste për shënim në pjesën e parë, por mungoi realizimi. Me të filluar pjesa e dytë në aksionin e parë, Vëllazërimi kaloi në avantazh me autogolin e shënuar nga mbrojtësi gostivaras Admir Demiri i cili nuk u kuptua me portierin Besir Nuhiu. Dhjetë minuta më vonë, mbrojtësi i Gostivarit Qahil Muaremi ndërhyri në mënyrë të palejuar dhe bëri penallti për Vëllazërimin që nuk arriti ta konkretizoj me gol futbollisti Florijan Kadriu i cili goditi traversën. Mos realizimin e rastit për të kaluar në avantazh të dyfishtë e shfrytëzoi ekipi i Gostivarit që e shënoi golin e barazimit në minutën e 63 me anë të Zejdan Alilit edhe pse zyrtarisht goli është shënuar për futbollistin Maliq Beluli. “Realisht ne para ndeshjes do kishim qenë të kënaqur edhe me një pikë. Pjesa e parë ishte e barabartë ndoshta ne kishim pak më tepër iniciativë. Pjesa e dytë sa filloi me gabim të portierit ne pranuam një autogol. Pas saj kishte një penallti të pamerituar për kundërshtarët të cilën ata e huqën dhe ne u kthym në lojë, e barazuam rezultatin. Ne sot fatkeqësisht patëm refer të Ligës së Parë i cili fatkeqësisht sikur anonte për nikoqirët, tërë kohës e ndërpriste lojën, nuk na jepte neve mundësinë që të shkojmë dhe ta sulmojmë kundërshtarin, mirëpo duke e ditur se është ndeshje derbi rëndë del fituesi. Ne jemi të kënaqur me një pikë të fituar në fushën mysafire”, tha pas ndeshjes Mensur Jakupi, trajner i Gostivarit i cili u shpreh i kënaqur me angazhimin e lojtarëve. Për Gostivarin në këtë ndeshje nuk luajti futbollisti Valon Zeqiri për shkak të lëndimit, i cili pritet të luaje në ndeshjen e radhës. Duhet përshëndetur pritja që bëri skuadra Vëllazërimit ndaj ekipit të Gostivarit një pritje tipike siç e kanë zakon shqiptarët ti bëjnë vëllait në shtëpi. Gostivari tre ndeshjet e radhës i zhvillon para publikut vendas, ku së pari të shtunën me fillim në ora 15:00 do të takohet me ekipin e Mladostit që më fitoren e fundit kaloi Gostivarin në tabelën e klasifikimit dhe është dy pikë para.



Golat nga ndeshja Euromilku 1:2 KF Gostivari 20 09 2014
Golat nga ndeshja Euromilku 1:2 KF Gostivari 20 09 2014

Klubi i Futbollit Gostivari shënoi fitoren e parë në terren mysafir në Javën e 6-të të Ligës së Dytë në stadiumin “Boris Trajkovski”, në Shkup kundër ekipit të Euromilkut. Golat erdhën në 30 minutat e pjesës së parë. Në minutën e 15, Burhan Aliji e ekzekutoi në mënyrën më të mirë goditjen e dënimit, duke e dërguar direkt topin në këmbën e sulmuesit Valon Zeqiri i cili për mrekulli dhe pa u hamendur gjuajti në portë duke shënuar një gol të bukur dhe duke i sjellë avantazh ekipit gostivaras. Në minutën e 28, vendasit barazuan rezultatin në 1:1 me anë të Vladimir Mojsovskit. Gostivari shpejtë e ktheu avantazhin dhe e shënoi golin e fitores. Në minutën e 29-të, pasi ekipi i Gostivarit rinisi lojën nga mesi i fushës, ishte sërish Burhan Aliji që në mënyrë identike si në golin e parë i dha një top Valon Zeqirit i cili për mrekulli depërtoi në 16-shin e shkupjanve dhe asistoi që më pas Gjorgji Markov të fus topin në rrjetë dhe të sjellë gëzimin te ekipi i Gostivarit. “Të jemi real, ne kemi punuar tërë javës që sot të marrim tre pikë, ndoshta isha pak si më tepër optimist duke ditur se luajmë ndaj një skuadre e cila është mjaftë cilësore, mjaftë lojtarë me përvojë. Fal angazhimit të lojtarëve tanë të cilët e dëshironin fitoren gjithë kohës edhe pse kishim epërsi erdhi barazimi nga kundërshtari, mirëpo ekipi jonë shpejtë e ktheu rezultatin dhe arriti që deri në fund të ndeshjes ta ruaje këtë rezultat me një lojë agresive dhe shumë vrapime”, tha pas ndeshjes Mensur Jakupi trajner i KF Gostivarit. Ekipi i Gostivarit me këtë fitore e forcon pozitën e tretë me 11 pikë dhe tashmë vetëm një pikë është pas vendit të dytë që e mbanë ekipi i Vëllazërimit. Ndeshjen e radhës, KF Gostivari para publikut vendas në Gostivar kundër liderit aktual të tabelës ekipit të KF Shkupit me datë 27 Shtator 2014. Gostivari me këtë ndeshje luajti me këtë ekip: Besir Nuhiu, Qail Muharemi, Iliknur Xhaferi, Admir Demiri, Liris Bexheti, Burhan Aliji, Fatmir Ramadani, Maliq Beluli, Gjorgji Markov, Valon Zeqiri dhe Brilijant Syla. Në pjesën e dytë në lojë u inkuadruan edhe Xhihan Seferi, Rufat Çelik dhe Afet Ibraimi.



FC Shkupi  - Shvercerat SHKUPI
FC Shkupi - Shvercerat SHKUPI

Pas fitores 3:0 ndaj "skopjes", pershendetja e zakonshme mes futbollisteve dhe tifozeve



Bujar Sejdiu 1
Bujar Sejdiu 1

Nje fitore e mirepritur dhe rikthim ne ring i bokseri Vushtrrias Bujar Sejdiut kunder bullgarit shum te fuqishem, ne turnirin memorial per nder te boxerit Pejan Gani Muhaxherit i cili u mbajt ne Sheshin 21 ne Prishtine. me 24.05.2013



Veleçiku ne kategori te pare_Festa
Veleçiku ne kategori te pare_Festa

festimet e para pas fitores 3-0 kunder domosdoves se prrenjasit dhe fitores se vendit te pare ne ligen e veriut.28.04.2013. bravo ju qofte çuna edhe me suksese ne kategorine e pare.RRofte Veleciku i Koplikut



K.S Luftetari | Festimi pas fitore ne Elbasan
K.S Luftetari | Festimi pas fitore ne Elbasan

ELBASANI 2 - 3 LUFTETARI ( 17.3.2012) KATEGORIA 1-RE SEZONI 2011-2012 - Luftetari Gjirokaster kampion i Kategorise 1-re... KAMPIONA KAMPIONA , KAMPIONA JEMI NE !!!!




« Previous Next »


Popular Tags

#Franck Ribery  #Shaquille O'Neal  #Sergio Aguero  #Stephen Curry  #Paul Pogba  #David Silva  #Goalkeeper Saves  #Best Ball Controls  #Paul George  #Kobe Bryant  

Popular Users

#CP3  #imVkohli  #KingJames  #KevinHart4real  #selenagomez  #fauxpelini  #IAmJericho  #OleksiakPenny  #Drake  #HEELZiggler  #dougferguson405  #itsBayleyWWE  #jimmyfallon