Content removal request!


Golat nga ndeshja Euromilku 1:2 KF Gostivari 20 09 2014

Klubi i Futbollit Gostivari shënoi fitoren e parë në terren mysafir në Javën e 6-të të Ligës së Dytë në stadiumin “Boris Trajkovski”, në Shkup kundër ekipit të Euromilkut. Golat erdhën në 30 minutat e pjesës së parë. Në minutën e 15, Burhan Aliji e ekzekutoi në mënyrën më të mirë goditjen e dënimit, duke e dërguar direkt topin në këmbën e sulmuesit Valon Zeqiri i cili për mrekulli dhe pa u hamendur gjuajti në portë duke shënuar një gol të bukur dhe duke i sjellë avantazh ekipit gostivaras. Në minutën e 28, vendasit barazuan rezultatin në 1:1 me anë të Vladimir Mojsovskit. Gostivari shpejtë e ktheu avantazhin dhe e shënoi golin e fitores. Në minutën e 29-të, pasi ekipi i Gostivarit rinisi lojën nga mesi i fushës, ishte sërish Burhan Aliji që në mënyrë identike si në golin e parë i dha një top Valon Zeqirit i cili për mrekulli depërtoi në 16-shin e shkupjanve dhe asistoi që më pas Gjorgji Markov të fus topin në rrjetë dhe të sjellë gëzimin te ekipi i Gostivarit. “Të jemi real, ne kemi punuar tërë javës që sot të marrim tre pikë, ndoshta isha pak si më tepër optimist duke ditur se luajmë ndaj një skuadre e cila është mjaftë cilësore, mjaftë lojtarë me përvojë. Fal angazhimit të lojtarëve tanë të cilët e dëshironin fitoren gjithë kohës edhe pse kishim epërsi erdhi barazimi nga kundërshtari, mirëpo ekipi jonë shpejtë e ktheu rezultatin dhe arriti që deri në fund të ndeshjes ta ruaje këtë rezultat me një lojë agresive dhe shumë vrapime”, tha pas ndeshjes Mensur Jakupi trajner i KF Gostivarit. Ekipi i Gostivarit me këtë fitore e forcon pozitën e tretë me 11 pikë dhe tashmë vetëm një pikë është pas vendit të dytë që e mbanë ekipi i Vëllazërimit. Ndeshjen e radhës, KF Gostivari para publikut vendas në Gostivar kundër liderit aktual të tabelës ekipit të KF Shkupit me datë 27 Shtator 2014. Gostivari me këtë ndeshje luajti me këtë ekip: Besir Nuhiu, Qail Muharemi, Iliknur Xhaferi, Admir Demiri, Liris Bexheti, Burhan Aliji, Fatmir Ramadani, Maliq Beluli, Gjorgji Markov, Valon Zeqiri dhe Brilijant Syla. Në pjesën e dytë në lojë u inkuadruan edhe Xhihan Seferi, Rufat Çelik dhe Afet Ibraimi.