Highlights | FC SHKUPI vs KF Renova 3-0
Highlights | FC SHKUPI vs KF Renova 3-0

Fitore perfekte e FC Shkupit ndaj Renovës, e cila falë intervenimeve të portierit Hadis Velii, mbylli takimin me vetëm 3 gola të pranuara. Stojkoski, Iljoski dhe Adem, ishin autor të golave në stadiumin në Çair, në fitoren që hap dyert e garës për dalje në Evropë.



Highlights | FC SHKUPI vs KF Pelister 5:2 (3:1)
Highlights | FC SHKUPI vs KF Pelister 5:2 (3:1)

Fitore bindëse për të rikthyer vetbesimin dhe për të hapur rrugën drejt qëllimit kryesor, garim në skenën ndërkombëtare. Bllazhe Iljoski realizoi tripletë ndaj Pelisterit, ku shënuan edhe Bunjamin Shabani e Alen Jasharoski për fitoren bindëse 5:2



Highlights| KF Renova vs FC SHKUPI 3:1
Highlights| KF Renova vs FC SHKUPI 3:1

Skuadra e Renovës është fituese në duelin e zhvilluar në Tetovë dhe arkëtoi 3 pikë pasi shënoi fitore me 3-1 ndaj FC Shkupit. Pjesa e parë ishte tejet e dobët e FC Shkupit, ndërsa në vazhdim ishte një paraqitje tjetër e skuadrës nga Shkupi, që nuk mundej të anulojë golat e pjesës së parë.



Highlights | FC SHKUPI  vs KF Akademija Pandev 5-2
Highlights | FC SHKUPI vs KF Akademija Pandev 5-2

FC Shkupi nisi sezonin pranveror në Ligën e Parë Ftbollistike të Maqedonisë me fitore bindëse ndaj skaudrës së Akademia Pandevit pran rezultatit 5:2. Tripletë e Iljoskit dhe golat e Jasharoskit dhe Stojkoskit, mjaftuan për të arkëtuar 3 pikët e para



Festa e FC Diaspores ne Delemont te Zvicres per suksesin ne sezonin 2015/16
Festa e FC Diaspores ne Delemont te Zvicres per suksesin ne sezonin 2015/16

FC Diaspora në Zvicër festoi ngritjen në Ligën e 3-të Regjionale Bern/Jura dhe fitoren e Kupës së Jurës Delemont, me 4 Qershor 2016 FC Diaspora nga Kantoni i Jurës është një prej klubeve më të reja shqiptare në Zvicër. I themeluar në vitin 2014 nga sportistët dhe dashamirët e futbollit, FC Diaspora po bën histori në Kantonin e Jurës, ku vetëm për dy vite ekzistencë shënon ngjitje në Ligat më të larta rajonale Bern/Jura. Rezultati dyvjeçar i FC Diasporës është se në sezonin 2014/15 janë ngritur nga Liga e 5-të në Ligën e 4-r dhe kanë fituar çmimin si ekip Fair Play, ndërsa sezonin 2015/16 po e përmbyllin me vendin e parë në Ligën e 4-r, ngritën në Ligën e 3-të Bern/Jura, kanë fituar Kupën e Jurës të Ligës 4/5, por janë edhe shumë afër që edhe këtë sezon ta fiton çmimin si ekip Fair Play dhe ndoshta të përfundojnë sezonin të pa mposhtur ngaqë deri më tani nga 21 ndeshja kanë po aq fitore. Për të shënuar këto rezultate historike për klubin dhe komunitetin shqiptar në Kantonin e Jurës, udhëheqësia e klubit të shtunën në ndeshjen e fundit në terren vendas kishte organizuar një Festë në Soyhières të Delemontit në Kanton Jura. Atmosfera ishte festive, gëzimi dhe emocionet përveç lojtarëve, drejtuesve të klubit i kishte përfshirë edhe tifozët, komunitetin shqiptar në Kanton Jura të cilët kishin dalë në numër të madh për të festar suksesin e klubit të vetëm shqiptar në këtë rajon. Radio Vala dhe Albsport.ch, ishin në festën e FC Diasporës dhe po Ju sjellin atmosferën që mbretëronte në mesin e shqiptarëve në Kanton Jura. “Është një kënaqësi e madhe, më së pari duhet me falënderuar këta djelmosha që po e japin maksimumin, me punë shihet që edhe suksesi nuk mungon. Kemi lojtarë që kanë luajtur në liga më të larta, kanë eksperiencë por edhe me disa lojtarë të rinj e kemi ditur prej fillimi që mund të bëjmë diçka të mirë. Lojë pas loje u pa se jemi mbi tjerave ekipe. Konkurrenca ka qenë shumë më e fortë në Kupë, kemi luajtur me ekipe që janë të mira, i kemi eliminuar. Në finale kemi luajtur kundër ekipit të FC Suajerës që është në vendin e dytë, ka qenë një final mjaftë e fortë, por e kemi patur prioritet prej fillimi të bëjmë histori ta fitojmë Kupën e Kantonit Jura. Ma merr mendja që me perforcimet që do vijnë, do qendrojmë në mes ose në pjesën e epërme të tabelës”, theksoi ekskluzivisht për Radio Vala dhe Albsport.ch, trajneri më përvojë i FC Diasporës, Januz Xhaqkaj. Kapiteni Kadri Hamza shprehet i lumtur për sukseset e arritura. “Ne ndjehemi shumë mirë, jemi shumë të lumtur me rezultatet që i kemi arritur. Me urdhërat e trajnerit dhe të gjithë stafit, me të gjithë lojtarët kemi arritur shumë suksese edhe në Fair Play edhe në të gjitha sfidat. Jemi shumë, shumë të lumtur. Ma merr mendja se edhe aty mund të arrijmë sukses, nuk dua të flas para kohe, e ardhmja do të na e jep përgjigjen. Po unë jam i bindur që edhe në Ligën e 3-të do të arrijmë diçka”, tha Kapiteni i FC Diasporës, Kadri Hamza. Enkas për këtë festë, organizatorët kishin ftuar këngëtaren e mirënjohur, Mimoza Shkodra, këngëtarët Nexhi dhe Fazli Ramadani. Në ndeshjen e fundit të sezonit 2015/16 në terren vendas FC Diaspora fitoi me rezultat 8:1 kundër FC Union-Sportive Montfaucon 1. Kasam Selimi /Radio Vala/Albsport.ch



FC Shkupi - Trepça '89 1:0 (24.01.2015)  Highlights
FC Shkupi - Trepça '89 1:0 (24.01.2015) Highlights

Ndeshja e parë kontrolluese para sezonit pranveror 2015. FC Shkupi shënoi fitore me golin e realizuar nga penaltia me autor Goran Stankovski min '70.



Gostivari 1:0 Skopje 18 10 2014
Gostivari 1:0 Skopje 18 10 2014

Gostivari ka nisur rrethin e dytë të garave në Ligën e Dytë me një fitore minimale 1:0, ndaj ekipit të Skopjes. Goli i vetëm erdhi nga lojtari i cili u inkuadrua në pjesën e dytë Zejdan Alili, i cili për e befasoi portierin me një goditje dënimi të ekzekutuar jashtë 16-shit në minutën e 65-të. Vlen të përmend edhe shtylla e goditur nga ana e futbollistit Ilirid Ademi në çastet e fundit të ndeshjes. “Ishte një ndeshje mjaftë e vështirë, përveç fitores që na solli tre pikë, nuk jam aspak i kënaqur nga loja, nga angazhimi i disa lojtarëve. Patëm edhe fat, kundërshtarët patën edhe më tepër raste se ne, mirëpo ndonjëherë edhe kur ekipi luan dobët pikët janë të rëndësishme. Ndoshta nuk e merituam fitoren, por mbi gjitha tre pikët neve na çojnë përpara”, tha pas ndeshjes trajneri i Gostivarit, Mensur Jakupi. Me këtë fitore Gostivari e forcon kreun e tabelës – vendin e tretë me 18 pikë të grumbulluara. Ndeshjen e radhës Gostivari sërish e zhvillon në terren vendas kundër ekipit të Kozhufit me 25 tetor



Vëllazërimi 1:1 Gostivari 30 09 2014 (golat dhe rastet me te mira)
Vëllazërimi 1:1 Gostivari 30 09 2014 (golat dhe rastet me te mira)

Gostivari nxori një pikë nga derbi shqiptarë kundër ekipit të Vëllazërimit në Kërçovë, në javën e 8-të të Ligës së Dytë republikane në futboll ndeshje kjo që përfundoi me rezultat 1:1. Rezultati pozitiv ishte objektivi dhe qëllimi skuadrës së Gostivarit, gjë që u arrit edhe pse mundej të nxirret edhe fitore por të ishin realizuar shanset e krijuara. Ashtu si në ndeshjen ndaj Shkupit, Gostivari e kontrolloi dhe krijoi raste për shënim në pjesën e parë, por mungoi realizimi. Me të filluar pjesa e dytë në aksionin e parë, Vëllazërimi kaloi në avantazh me autogolin e shënuar nga mbrojtësi gostivaras Admir Demiri i cili nuk u kuptua me portierin Besir Nuhiu. Dhjetë minuta më vonë, mbrojtësi i Gostivarit Qahil Muaremi ndërhyri në mënyrë të palejuar dhe bëri penallti për Vëllazërimin që nuk arriti ta konkretizoj me gol futbollisti Florijan Kadriu i cili goditi traversën. Mos realizimin e rastit për të kaluar në avantazh të dyfishtë e shfrytëzoi ekipi i Gostivarit që e shënoi golin e barazimit në minutën e 63 me anë të Zejdan Alilit edhe pse zyrtarisht goli është shënuar për futbollistin Maliq Beluli. “Realisht ne para ndeshjes do kishim qenë të kënaqur edhe me një pikë. Pjesa e parë ishte e barabartë ndoshta ne kishim pak më tepër iniciativë. Pjesa e dytë sa filloi me gabim të portierit ne pranuam një autogol. Pas saj kishte një penallti të pamerituar për kundërshtarët të cilën ata e huqën dhe ne u kthym në lojë, e barazuam rezultatin. Ne sot fatkeqësisht patëm refer të Ligës së Parë i cili fatkeqësisht sikur anonte për nikoqirët, tërë kohës e ndërpriste lojën, nuk na jepte neve mundësinë që të shkojmë dhe ta sulmojmë kundërshtarin, mirëpo duke e ditur se është ndeshje derbi rëndë del fituesi. Ne jemi të kënaqur me një pikë të fituar në fushën mysafire”, tha pas ndeshjes Mensur Jakupi, trajner i Gostivarit i cili u shpreh i kënaqur me angazhimin e lojtarëve. Për Gostivarin në këtë ndeshje nuk luajti futbollisti Valon Zeqiri për shkak të lëndimit, i cili pritet të luaje në ndeshjen e radhës. Duhet përshëndetur pritja që bëri skuadra Vëllazërimit ndaj ekipit të Gostivarit një pritje tipike siç e kanë zakon shqiptarët ti bëjnë vëllait në shtëpi. Gostivari tre ndeshjet e radhës i zhvillon para publikut vendas, ku së pari të shtunën me fillim në ora 15:00 do të takohet me ekipin e Mladostit që më fitoren e fundit kaloi Gostivarin në tabelën e klasifikimit dhe është dy pikë para.




« Previous Next »


Popular Tags

#Best Football Defending Skills  #Paul George  #Gareth Bale  #Michael Jordan  #Best Goalkeeper Saves  #Kawhi Leonard  #Mesut Ozil  #Kawhi Leonard  #James Harden  #Russell Westbrook  

Popular Users

#sydneyleroux  #richarddeitsch  #jtimberlake  #selenagomez  #incarceratedbob  #WWE  #cnnbrk  #CP3  #DjokerNole  #Cristiano  #_BAnderson30_  #MieshaTate  #darrenrovell