Drita 1:0 Gostivari 22 11 2014 (goli dhe rastet per shenim) by @KF Gostivari - Post Details

Drita 1:0 Gostivari 22 11 2014 (goli dhe rastet per shenim)

Gostivari përfundoi sezonin vjeshtor në Ligën e Dytë republikane në futboll me humbje minimale 1:0 në Bogovinë nga ekipi i Dritës. Golin e vetëm në këtë takim e shënoi Valmir Jonuzi në minutën e 31 të pjesës së parë. Me meritor për këtë rezultat të Dritës është portieri Ilço Petrovski i cili mbrojti 3-4 raste ta pastra për gol që i krijoi ekipi i Gostivarit. “Ashtu siç pritshim, ishte një ndeshje e rëndë si çdoherë në fushën e Dritës së Bogovinës luhen ndeshje të vështira. Tradicionalisht këtu ka referim të keq ku në pjesën e dytë kishte mbi dhjetë ndërprerje të lojës dhe referi e vazhdoi lojë për vetëm 3 minuta, edhe pse edhe fusha ishte pak e vështirë. Ne krijuam raste, u angazhuam dhe vrapuam mirëpo nuk arritëm të shënojmë ku për mendimin tim portieri i Dritës sot ishte lojtari i ndeshjes. Fatkeqësisht e mbaruam gjysmë sezonin e parë me humbje, mirëpo kështu është futbolli, ndodhen që edhe me angazhim edhe me raste të humbet ndeshja. Neve nuk na ngelet tjetër përveç që të analizojmë këtë gjysmë stinirin e parë dhe të shohim për gjysmë sezonin e dytë çfarë na nevojitet, të bëhet analiza e thellë dhe të vazhdojmë me punë”, tha pas takimit, trajneri i Gostivarit, Mensur Jakupi. Në Bogovinë, Gostivarit i dhanë mbështetje edhe dhjetëra tifoz të ardhur nga Gostivari dhe grupi i tifozëve Kastriotët. Sezonin vjeshtor Gostivari e përfundon në vend të tretë në tabelë me 22 pikë të grumbulluar po aq sa edhe ekipi i vendit të dytë. Ndeshjet e sezonit pranveror fillojnë me 28 shkurt të vitit 2015, kur Gostivari në terren vendas do të luaj kundër ekipit të Euromilkut.

Similar Posts!

Pelisteri 1:1 KF Gostivari 22 08 2015
Pelisteri 1:1 KF Gostivari 22 08 2015

KF Gostivari kthehet me një pikë nga udhëtimi në Manastir, në ndeshjen e javës së dytë të zhvilluar kundër ish anëtarit të Ligës së Parë, ekipit të Pelisterit. Betim Miftari i dha epërsi Gostivarit në minutën e 15 të cilën e ruajti deri në minutën e 78, kur vendasit përmes Bllagojçe Gllavevskit barazuan rezultatin dhe nuk lejuan që ekipi gostivaras të kthehet me pikë të plota nga Manastiri. Videoja marrë nga Prilepski Sport https://www.facebook.com/PrilepskiSport?fref=nf



Makedonija Gj.P 0:0 Gostivari 01 11 2014 (rastet per shenim)
Makedonija Gj.P 0:0 Gostivari 01 11 2014 (rastet per shenim)

Gostivari u kthye pa humbje dhe me një pikë nga Shkupi, duke barazuar pa gola 0:0 me ekipin vendas Makedonija Gjorçe Petrov. Zejdan Alili dy herë dhe Xhihan Seferi goditen drejtë portës, duke tentuar të shënojnë gol nga distanca, goditje këto të cilat përfunduan shumë pranë golit të “Luanëve”. “Ishte vërtetë një mjaftë e rëndë, mirëpo ne mbas shokut që e përjetuam javën e kaluar në terren vendas (kundër Kozhufit), duhet të jemi të kënaqur me këtë pikë. Këtu rrallë ekip që mund të merr pikë sepse Makedonija Gjorçe Petrov çdoherë si nikoqir i ka arkëtuar tre pikë. Ne sot ishim në nivel të duhur edhe pse nuk patëm shumë raste për shënim. Rasti i Zejdan Alilit sikur të kishte qenë pak më i qëndrueshëm ku ishte sy me sy me portierin, mirëpo reagoi paksa shpejtë dhe topi shkoi mbas portës. Ne vazhdojmë të punojmë që javës tjetër ti arkëtojmë tre pikët dhe përsëri të jemi nder dy-tre ekipet e para të ligës”, deklaroi trajneri i Gostivarit, Mensur Jakupi. Gostivari zbret në vendin e katër në tabelën e klasifikimit me 19 pikë të grumbulluara, por kësaj radhe duke iu afruar me vetëm 1 pikë vendin të dytë dhe tretë që kanë nga 20 pikë. Ndeshjen e radhës dhe të fundit në terren vendas për sezonin vjeshtor, Gostivari do ta zhvilloje të shtunën e ardhshme me 8 nëntor me fillim në ora 13:00, në stadiumin e qytetit në Gostivar kundër ekipit të Napredokut.



Gostivari 1:0 Skopje 18 10 2014
Gostivari 1:0 Skopje 18 10 2014

Gostivari ka nisur rrethin e dytë të garave në Ligën e Dytë me një fitore minimale 1:0, ndaj ekipit të Skopjes. Goli i vetëm erdhi nga lojtari i cili u inkuadrua në pjesën e dytë Zejdan Alili, i cili për e befasoi portierin me një goditje dënimi të ekzekutuar jashtë 16-shit në minutën e 65-të. Vlen të përmend edhe shtylla e goditur nga ana e futbollistit Ilirid Ademi në çastet e fundit të ndeshjes. “Ishte një ndeshje mjaftë e vështirë, përveç fitores që na solli tre pikë, nuk jam aspak i kënaqur nga loja, nga angazhimi i disa lojtarëve. Patëm edhe fat, kundërshtarët patën edhe më tepër raste se ne, mirëpo ndonjëherë edhe kur ekipi luan dobët pikët janë të rëndësishme. Ndoshta nuk e merituam fitoren, por mbi gjitha tre pikët neve na çojnë përpara”, tha pas ndeshjes trajneri i Gostivarit, Mensur Jakupi. Me këtë fitore Gostivari e forcon kreun e tabelës – vendin e tretë me 18 pikë të grumbulluara. Ndeshjen e radhës Gostivari sërish e zhvillon në terren vendas kundër ekipit të Kozhufit me 25 tetor



Vëllazërimi 1:1 Gostivari 30 09 2014 (golat dhe rastet me te mira)
Vëllazërimi 1:1 Gostivari 30 09 2014 (golat dhe rastet me te mira)

Gostivari nxori një pikë nga derbi shqiptarë kundër ekipit të Vëllazërimit në Kërçovë, në javën e 8-të të Ligës së Dytë republikane në futboll ndeshje kjo që përfundoi me rezultat 1:1. Rezultati pozitiv ishte objektivi dhe qëllimi skuadrës së Gostivarit, gjë që u arrit edhe pse mundej të nxirret edhe fitore por të ishin realizuar shanset e krijuara. Ashtu si në ndeshjen ndaj Shkupit, Gostivari e kontrolloi dhe krijoi raste për shënim në pjesën e parë, por mungoi realizimi. Me të filluar pjesa e dytë në aksionin e parë, Vëllazërimi kaloi në avantazh me autogolin e shënuar nga mbrojtësi gostivaras Admir Demiri i cili nuk u kuptua me portierin Besir Nuhiu. Dhjetë minuta më vonë, mbrojtësi i Gostivarit Qahil Muaremi ndërhyri në mënyrë të palejuar dhe bëri penallti për Vëllazërimin që nuk arriti ta konkretizoj me gol futbollisti Florijan Kadriu i cili goditi traversën. Mos realizimin e rastit për të kaluar në avantazh të dyfishtë e shfrytëzoi ekipi i Gostivarit që e shënoi golin e barazimit në minutën e 63 me anë të Zejdan Alilit edhe pse zyrtarisht goli është shënuar për futbollistin Maliq Beluli. “Realisht ne para ndeshjes do kishim qenë të kënaqur edhe me një pikë. Pjesa e parë ishte e barabartë ndoshta ne kishim pak më tepër iniciativë. Pjesa e dytë sa filloi me gabim të portierit ne pranuam një autogol. Pas saj kishte një penallti të pamerituar për kundërshtarët të cilën ata e huqën dhe ne u kthym në lojë, e barazuam rezultatin. Ne sot fatkeqësisht patëm refer të Ligës së Parë i cili fatkeqësisht sikur anonte për nikoqirët, tërë kohës e ndërpriste lojën, nuk na jepte neve mundësinë që të shkojmë dhe ta sulmojmë kundërshtarin, mirëpo duke e ditur se është ndeshje derbi rëndë del fituesi. Ne jemi të kënaqur me një pikë të fituar në fushën mysafire”, tha pas ndeshjes Mensur Jakupi, trajner i Gostivarit i cili u shpreh i kënaqur me angazhimin e lojtarëve. Për Gostivarin në këtë ndeshje nuk luajti futbollisti Valon Zeqiri për shkak të lëndimit, i cili pritet të luaje në ndeshjen e radhës. Duhet përshëndetur pritja që bëri skuadra Vëllazërimit ndaj ekipit të Gostivarit një pritje tipike siç e kanë zakon shqiptarët ti bëjnë vëllait në shtëpi. Gostivari tre ndeshjet e radhës i zhvillon para publikut vendas, ku së pari të shtunën me fillim në ora 15:00 do të takohet me ekipin e Mladostit që më fitoren e fundit kaloi Gostivarin në tabelën e klasifikimit dhe është dy pikë para.



Golat nga ndeshja Euromilku 1:2 KF Gostivari 20 09 2014
Golat nga ndeshja Euromilku 1:2 KF Gostivari 20 09 2014

Klubi i Futbollit Gostivari shënoi fitoren e parë në terren mysafir në Javën e 6-të të Ligës së Dytë në stadiumin “Boris Trajkovski”, në Shkup kundër ekipit të Euromilkut. Golat erdhën në 30 minutat e pjesës së parë. Në minutën e 15, Burhan Aliji e ekzekutoi në mënyrën më të mirë goditjen e dënimit, duke e dërguar direkt topin në këmbën e sulmuesit Valon Zeqiri i cili për mrekulli dhe pa u hamendur gjuajti në portë duke shënuar një gol të bukur dhe duke i sjellë avantazh ekipit gostivaras. Në minutën e 28, vendasit barazuan rezultatin në 1:1 me anë të Vladimir Mojsovskit. Gostivari shpejtë e ktheu avantazhin dhe e shënoi golin e fitores. Në minutën e 29-të, pasi ekipi i Gostivarit rinisi lojën nga mesi i fushës, ishte sërish Burhan Aliji që në mënyrë identike si në golin e parë i dha një top Valon Zeqirit i cili për mrekulli depërtoi në 16-shin e shkupjanve dhe asistoi që më pas Gjorgji Markov të fus topin në rrjetë dhe të sjellë gëzimin te ekipi i Gostivarit. “Të jemi real, ne kemi punuar tërë javës që sot të marrim tre pikë, ndoshta isha pak si më tepër optimist duke ditur se luajmë ndaj një skuadre e cila është mjaftë cilësore, mjaftë lojtarë me përvojë. Fal angazhimit të lojtarëve tanë të cilët e dëshironin fitoren gjithë kohës edhe pse kishim epërsi erdhi barazimi nga kundërshtari, mirëpo ekipi jonë shpejtë e ktheu rezultatin dhe arriti që deri në fund të ndeshjes ta ruaje këtë rezultat me një lojë agresive dhe shumë vrapime”, tha pas ndeshjes Mensur Jakupi trajner i KF Gostivarit. Ekipi i Gostivarit me këtë fitore e forcon pozitën e tretë me 11 pikë dhe tashmë vetëm një pikë është pas vendit të dytë që e mbanë ekipi i Vëllazërimit. Ndeshjen e radhës, KF Gostivari para publikut vendas në Gostivar kundër liderit aktual të tabelës ekipit të KF Shkupit me datë 27 Shtator 2014. Gostivari me këtë ndeshje luajti me këtë ekip: Besir Nuhiu, Qail Muharemi, Iliknur Xhaferi, Admir Demiri, Liris Bexheti, Burhan Aliji, Fatmir Ramadani, Maliq Beluli, Gjorgji Markov, Valon Zeqiri dhe Brilijant Syla. Në pjesën e dytë në lojë u inkuadruan edhe Xhihan Seferi, Rufat Çelik dhe Afet Ibraimi.