Content removal request!


Makedonija Gj.P 0:0 Gostivari 01 11 2014 (rastet per shenim)

Gostivari u kthye pa humbje dhe me një pikë nga Shkupi, duke barazuar pa gola 0:0 me ekipin vendas Makedonija Gjorçe Petrov. Zejdan Alili dy herë dhe Xhihan Seferi goditen drejtë portës, duke tentuar të shënojnë gol nga distanca, goditje këto të cilat përfunduan shumë pranë golit të “Luanëve”. “Ishte vërtetë një mjaftë e rëndë, mirëpo ne mbas shokut që e përjetuam javën e kaluar në terren vendas (kundër Kozhufit), duhet të jemi të kënaqur me këtë pikë. Këtu rrallë ekip që mund të merr pikë sepse Makedonija Gjorçe Petrov çdoherë si nikoqir i ka arkëtuar tre pikë. Ne sot ishim në nivel të duhur edhe pse nuk patëm shumë raste për shënim. Rasti i Zejdan Alilit sikur të kishte qenë pak më i qëndrueshëm ku ishte sy me sy me portierin, mirëpo reagoi paksa shpejtë dhe topi shkoi mbas portës. Ne vazhdojmë të punojmë që javës tjetër ti arkëtojmë tre pikët dhe përsëri të jemi nder dy-tre ekipet e para të ligës”, deklaroi trajneri i Gostivarit, Mensur Jakupi. Gostivari zbret në vendin e katër në tabelën e klasifikimit me 19 pikë të grumbulluara, por kësaj radhe duke iu afruar me vetëm 1 pikë vendin të dytë dhe tretë që kanë nga 20 pikë. Ndeshjen e radhës dhe të fundit në terren vendas për sezonin vjeshtor, Gostivari do ta zhvilloje të shtunën e ardhshme me 8 nëntor me fillim në ora 13:00, në stadiumin e qytetit në Gostivar kundër ekipit të Napredokut.