Content removal request!


Drita 1:0 Gostivari 22 11 2014 (goli dhe rastet per shenim)

Gostivari përfundoi sezonin vjeshtor në Ligën e Dytë republikane në futboll me humbje minimale 1:0 në Bogovinë nga ekipi i Dritës. Golin e vetëm në këtë takim e shënoi Valmir Jonuzi në minutën e 31 të pjesës së parë. Me meritor për këtë rezultat të Dritës është portieri Ilço Petrovski i cili mbrojti 3-4 raste ta pastra për gol që i krijoi ekipi i Gostivarit. “Ashtu siç pritshim, ishte një ndeshje e rëndë si çdoherë në fushën e Dritës së Bogovinës luhen ndeshje të vështira. Tradicionalisht këtu ka referim të keq ku në pjesën e dytë kishte mbi dhjetë ndërprerje të lojës dhe referi e vazhdoi lojë për vetëm 3 minuta, edhe pse edhe fusha ishte pak e vështirë. Ne krijuam raste, u angazhuam dhe vrapuam mirëpo nuk arritëm të shënojmë ku për mendimin tim portieri i Dritës sot ishte lojtari i ndeshjes. Fatkeqësisht e mbaruam gjysmë sezonin e parë me humbje, mirëpo kështu është futbolli, ndodhen që edhe me angazhim edhe me raste të humbet ndeshja. Neve nuk na ngelet tjetër përveç që të analizojmë këtë gjysmë stinirin e parë dhe të shohim për gjysmë sezonin e dytë çfarë na nevojitet, të bëhet analiza e thellë dhe të vazhdojmë me punë”, tha pas takimit, trajneri i Gostivarit, Mensur Jakupi. Në Bogovinë, Gostivarit i dhanë mbështetje edhe dhjetëra tifoz të ardhur nga Gostivari dhe grupi i tifozëve Kastriotët. Sezonin vjeshtor Gostivari e përfundon në vend të tretë në tabelë me 22 pikë të grumbulluar po aq sa edhe ekipi i vendit të dytë. Ndeshjet e sezonit pranveror fillojnë me 28 shkurt të vitit 2015, kur Gostivari në terren vendas do të luaj kundër ekipit të Euromilkut.