A brief glimpse into the past

Tv Klan - Florian Marku pëson humbjen e parë, mposhtet nga britaniku Chris Kongo
Tv Klan - Florian Marku pëson humbjen e parë, mposhtet nga britaniku Chris Kongo

Florian Marku pësoi humbjen e parë në karrierën e tij si profesionist. Boksieri shqiptar u mund nga britaniku Chris Kongo në duelin e zhvilluar të dielën në Londër. Një sfidë e luftuar kjo e transmetuar direkt në Klan Plus. Kongo u përpoq gjatë të gjithë sfidës të mbajë në distancë Markun, falë krahëve të gjatë. Një duel i fortë mes të dyve madje duke i lënë njëri-tjetrit shenja në fytyrë. Me kalimin e raundeve, dueli u bë edhe më i fortë për të grumbulluar sa më shumë pikë me Florian Markun që merrte zemër nga mbështetësit shqiptarë të pranishëm në O2 Arena. Në raundin e shtatë, Kongo tregoi më qartësi, duke marrë avantazh. Britaniku fitoi më shumë terren me kalimin e raundeve, ndërsa Marku u penalizua nga arbitri i ringut për shkak të goditjeve të parregullta. Strategjia e Chris Kongo ishte më e saktë, pasi i solli edhe fitoren me pikë me vendim unanim pas 10 raundeve duke marrë edhe titullin Interkontinental të Federatës IBO. Ky ishte dueli i 15-të në ringun profesionist për Florian Markun që deri tani kishte vetëm 13 fitore dhe një barazim. SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos! Email: info@tvklan.al Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/ Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/ Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/ Follow Tvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/ Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/



“Skandal”, mediat polake: Nga telefonat që u hodhën, 5 lekëshi që solli fat e reagimi i Metës
“Skandal”, mediat polake: Nga telefonat që u hodhën, 5 lekëshi që solli fat e reagimi i Metës

#sport #albania #shqiperipoloni #kombetarjashqiptare #fshf Skandal në Tiranë”. Kështu shkruajnë mediat polake pas fitores në “Air Albania” dhe skenës që dhuruan tifozët shqiptarë kur Świderski shënoi gol, duke pasuar me ndërprerjen e ndeshjes për rreth 20 minuta. “Ishte minuta e 77 e ndeshjes mes Polonisë dhe Shqipërisë, kur Mateusz Klich bëri një kros të bukur nga e djathta e fushës. Karol Świderski mposhti portierin shqiptar me një gjuajtje tokazi dhe çoi në avantazh kombëtaren polake. Pas kësaj, nisën të ndodhin gjërat skandaloze”, shkruan sport.pl. Rasti i golit nuk ishte episodi i vetëm i hedhjes në fushë të sendeve të ndryshme. Më herët, tifozët kishin lëshuar sende në drejtim të mesfushorit të Napolit, Piotr Zieliński, teksa kryente një goditje këndi. Në këta rast, arbitri franzez Clement Turpin, e ndali për pak minuta ndeshjen derisa u morën shënimet përkatëse nga delegati i UEFA-s. Siç duket, polakët e kishin ndjerë presionin nga tifozëria shqiptare që në fillim të ndeshjes. “Air Albania” ishte mbushur plot e për plot dhe në mediat polake nuk kanë mbetur pa u folur edhe rastet e vërshëllimeve kundër lojtarëve, tifozëve e madje edhe folësit të ekipit kombëtar që në gjuhën polake u bënte thirrje tifozëve të tij. “Që nga fillimi i ndeshjes mes Polonisë dhe Shqipërisë, kishte tension. Kur folësi në stadium bëri thirrje për qetësi dhe po këndohej himni i Polonisë nuk kishte qetësi. Përkundrazi, tifozët shqiptarë, veçanërisht ata pas porte filluan të bërtisnin dhe të vërshëllenin. Kur arbitri ndërpreu ndeshjen për më shumë se 15 minuta, tifozët nuk bënë asgjë, njësoj sikur të kishin harruar se kishin pësuar një gol. Fillimisht ndezën dritat e celularëve dhe filluan që të këndojnë dhe të duartrokasin njëkohësisht”, shkruan sport.pl. Media polake nuk ka lënë pa dokumentuar çdo rast ofendimesh ndaj tifozëve polakë. Të tjera media ndalen tek strategjia e Edoardo Rejas që ishte përpjekur për të thyer kundërshtarët polak. “Fillimisht, skuadra nuk u la shumë mundësi kundërshtarëve. Shqiptarët nuk kishin asnjë mënyrë për të shkuar drejt portës sonë. U përpoqën me pasimet e gjata pas mbrojtësit Kamil Glik, duke besuar se ai ishte i ngadaltë dhe ku fakt të përdorej, por lojtari ynë luajti shkëlqyeshëm, njësoj si mbrojtësit e tjerë Paweł Dawidowicz dhe Jan Bednarek”, shkruan një tjetër media polake. E njëjta media raporton se e gjithë bota ka shkruar për këto sjellje të tifozërisë shqiptare. UEFA pritet që së shpejti të marrë masa disiplinore dhe Shqipëria do të përballet me disa ndëshkime. Në stadiumin “Air Albania” ka qenë edhe Presidenti i Federatës Polake të Futbollit, Cezary Kulesza. Ai është takuar me njerëzit më të rëndësishëm në vend, ndër ta edhe Presidentin Meta. Kulesza ka folur për mediat dhe ka thënë se çfarë fjalësh ka shkëmbyer me Metën. “Një moment para ndeshjes shkëmbyem disa fjalë dhe mund ta dëgjoje qartë në zërin e tij se besonte shumë fort në fitoren e ekipit. Fatkeqësisht pas golit që shënuam dhe situatës në lidhje me tifozët mund ta ndjeje ankthin dhe sikletin në lidhje situatën. Të dy e dimë që vërshëllimat e tifozëve gjatë këndimit të himneve nuk duhet të ndodhin”, është shprehur ai. Një tjetër media është ndalur për të dokumentuar çdo send që është hedhur në fushë kundër lojtarëve polakë. Shishe uji, çakmakë, e madje edhe telefonë. “Ishte ky arsenali që përdorën tifozët shqiptarë”, shkruan nowiny24.pl. Madje ata kanë vënë re edhe detajin e portierit të Juventusit, Wojciech Szczęsny, ndaj të cilit u hodhën sende pas përfundimit të ndeshjesh. “Ai mori një prej shisheve dhe bëri gjestin “gëzuar” ndaj tifozëve”, shkruhet më tej. Madje për shkak të situatës së tensionuar, mediat polake pretendojnë se nuk kanë pasur mundësi që të marrin në intervista lojtarët pasi gjendeshin shumë pranë tribunave të tifozëve. Situatën, polakët e kishin parashikuar dhe këtë e ka shprehur për mediat zëdhënësi i ekipit Jakub Kwiatkowski. “Ditën e ndeshjes biseduam në drekë. U thashë: Do ta shikoni, ka për të qenë një ndeshje që do të ndërpritet të paktën një herë. Prisnim një ndeshje të vështirë, me atmosferë të vështirë, sepse jemi në Ballkan dhe e dimë se çfarë mund të bëjë audienca shqiptare. Dhe rezultoi që çdo gjë të ishte e vërtetë”, tha zëdhënësi. Ai ka treguar me humor se fitorja e Polonisë erdhi pasi gjeti një monedhë 5 lekëshe, çka për të thotë se i solli fat. SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos! Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/ Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/ Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/ Follow Tvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/ Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/



2006-10-31, Cherkasky Mavpy - BC Kyiv
2006-10-31, Cherkasky Mavpy - BC Kyiv

2006-10-31, Cherkasky Mavpy - BC Kyiv, Season 2006-2007, Superleague Ukraine. Video made by Taras Kolomiyets aka Kolym #cherkaskymavpy #mavpy #superleagueukraine #ukrainiansuperleague #fbu



Keravnos (CYP) v Cherkaski Mavpy (UKR) - Qualification Rd. 2 - FIBA Europe Cup 2018-19
Keravnos (CYP) v Cherkaski Mavpy (UKR) - Qualification Rd. 2 - FIBA Europe Cup 2018-19

Watch the Qualification Round 2 game between Keravnos (CYP) and Cherkaski Mavpy (UKR) from the FIBA Europe Cup 2018-19. ►► Subscribe: http://fiba.com/subYT Click here for more: http://www.fiba.basketball/europecup/18-19 Facebook: http://facebook.com/FIBA Twitter: http://twitter.com/FIBA Instagram: http://instagr.am/FIBA Sina Weibo: http://weibo.com/FIBAofficial



Deklaratat e trajnereve pas ndeshjes Kukesi-Skenderbeu | ABC News Albania
Deklaratat e trajnereve pas ndeshjes Kukesi-Skenderbeu | ABC News Albania

Një ndeshje për të cilën mund të komentosh shumë. E tillë ishte ajo mes Kukësit dhe Skënderbeut, dhe të ndryshme ishin deklaratat e të dyja palëve pas saj. Trajneri i vendasve, Peter Pakult, pati vetëm një vërejtje për futbollistët e tij, ndërsa sidoqoftë, vlerësoi lart kundërshtarin. Peter Pakult: “Normalisht, që jemi të mërzitur që na iku fitorja nga dora, por nuk duhet të harrojmë se kishim një ndeshje ndaj Skënderbeut që kryeson. Ndodhi kjo që ndodhi me rezultatin 2-2, por jeta vazhdon. Natyrisht, nuk është mirë që nuk mban dot një avantazh 2-0, dhe ne duhej ta kishim bërë këtë, pavarësisht sesa i fortë është Skënderbeu. Nuk e menaxhuam mirë ndeshjen në pjesën e dytë, por mendoj se i meritonim tri pikët”. Më shumë i kënaqur sesa jo, kolegu i austriakut, Ilir Daja. Strategu i Skënderbeut tregon se përse ekipi i tij arriti të shmangte humbjen, kur dukej e pamundur. Ilir Daja: “Ishte një pikë e marrë nga mentaliteti i fituesit, atë të cilën e posedon ekipi. Sepse nga një disavantazh dy me zero, në një terren që rëndohej nga moment në moment, treguam forcë karakteri”. A do të kishte qenë më mirë të mos luhej në këto kushte? Në pushim u diskutua që të shtyhej? Peter Pakult: “Mendoj se një ndeshje që fillon duhet të mbarojë po atë ditë që luhet. Ishte e vështirë, por u bë mirë që u luajt dhe që nuk u shty”. Ilir Daja: “Besoj për të dyja ekipet do të ishte më e volitshme, do ishte më e mirë për një futboll më spektakolar, jo vetëm për ne, por edhe për Kukësin”./abcnews.al



Last minute of the second semifinal game against Mavpy
Last minute of the second semifinal game against Mavpy

April 12 Superleague Pari-Match play-offs semifinal Budivelnyk - Cherkassy Monkeys 72:70 Basketball Club Budivelnyk http://budivelnyk.ua



Pavlo Krutous shows off his athleticism in two dunk attempts against Mavpy
Pavlo Krutous shows off his athleticism in two dunk attempts against Mavpy

14/01/17, Kiev, Palace of Sports Ukrainian Superleague Budivelnyk - Cherkassy Monkeys 76:68 Basketball Club Budivelnyk http://budivelnyk.ua



Vëllazërimi 1:1 Gostivari 30 09 2014 (golat dhe rastet me te mira)
Vëllazërimi 1:1 Gostivari 30 09 2014 (golat dhe rastet me te mira)

Gostivari nxori një pikë nga derbi shqiptarë kundër ekipit të Vëllazërimit në Kërçovë, në javën e 8-të të Ligës së Dytë republikane në futboll ndeshje kjo që përfundoi me rezultat 1:1. Rezultati pozitiv ishte objektivi dhe qëllimi skuadrës së Gostivarit, gjë që u arrit edhe pse mundej të nxirret edhe fitore por të ishin realizuar shanset e krijuara. Ashtu si në ndeshjen ndaj Shkupit, Gostivari e kontrolloi dhe krijoi raste për shënim në pjesën e parë, por mungoi realizimi. Me të filluar pjesa e dytë në aksionin e parë, Vëllazërimi kaloi në avantazh me autogolin e shënuar nga mbrojtësi gostivaras Admir Demiri i cili nuk u kuptua me portierin Besir Nuhiu. Dhjetë minuta më vonë, mbrojtësi i Gostivarit Qahil Muaremi ndërhyri në mënyrë të palejuar dhe bëri penallti për Vëllazërimin që nuk arriti ta konkretizoj me gol futbollisti Florijan Kadriu i cili goditi traversën. Mos realizimin e rastit për të kaluar në avantazh të dyfishtë e shfrytëzoi ekipi i Gostivarit që e shënoi golin e barazimit në minutën e 63 me anë të Zejdan Alilit edhe pse zyrtarisht goli është shënuar për futbollistin Maliq Beluli. “Realisht ne para ndeshjes do kishim qenë të kënaqur edhe me një pikë. Pjesa e parë ishte e barabartë ndoshta ne kishim pak më tepër iniciativë. Pjesa e dytë sa filloi me gabim të portierit ne pranuam një autogol. Pas saj kishte një penallti të pamerituar për kundërshtarët të cilën ata e huqën dhe ne u kthym në lojë, e barazuam rezultatin. Ne sot fatkeqësisht patëm refer të Ligës së Parë i cili fatkeqësisht sikur anonte për nikoqirët, tërë kohës e ndërpriste lojën, nuk na jepte neve mundësinë që të shkojmë dhe ta sulmojmë kundërshtarin, mirëpo duke e ditur se është ndeshje derbi rëndë del fituesi. Ne jemi të kënaqur me një pikë të fituar në fushën mysafire”, tha pas ndeshjes Mensur Jakupi, trajner i Gostivarit i cili u shpreh i kënaqur me angazhimin e lojtarëve. Për Gostivarin në këtë ndeshje nuk luajti futbollisti Valon Zeqiri për shkak të lëndimit, i cili pritet të luaje në ndeshjen e radhës. Duhet përshëndetur pritja që bëri skuadra Vëllazërimit ndaj ekipit të Gostivarit një pritje tipike siç e kanë zakon shqiptarët ti bëjnë vëllait në shtëpi. Gostivari tre ndeshjet e radhës i zhvillon para publikut vendas, ku së pari të shtunën me fillim në ora 15:00 do të takohet me ekipin e Mladostit që më fitoren e fundit kaloi Gostivarin në tabelën e klasifikimit dhe është dy pikë para.



Team, Place & City Details

Cherkaski Mavpy

BC Cherkaski Mavpy is a Ukrainian professional basketball club that plays its home games in Cherkasy. In the 2007 NBA Draft, Cherkaski Mavpy center Kyrylo Fesenko was selected 38th by the Philadelphia 76ers, who then traded his rights to the Utah Jazz.