Content removal request!


Tv Klan - Florian Marku pëson humbjen e parë, mposhtet nga britaniku Chris Kongo

Florian Marku pësoi humbjen e parë në karrierën e tij si profesionist. Boksieri shqiptar u mund nga britaniku Chris Kongo në duelin e zhvilluar të dielën në Londër. Një sfidë e luftuar kjo e transmetuar direkt në Klan Plus. Kongo u përpoq gjatë të gjithë sfidës të mbajë në distancë Markun, falë krahëve të gjatë. Një duel i fortë mes të dyve madje duke i lënë njëri-tjetrit shenja në fytyrë. Me kalimin e raundeve, dueli u bë edhe më i fortë për të grumbulluar sa më shumë pikë me Florian Markun që merrte zemër nga mbështetësit shqiptarë të pranishëm në O2 Arena. Në raundin e shtatë, Kongo tregoi më qartësi, duke marrë avantazh. Britaniku fitoi më shumë terren me kalimin e raundeve, ndërsa Marku u penalizua nga arbitri i ringut për shkak të goditjeve të parregullta. Strategjia e Chris Kongo ishte më e saktë, pasi i solli edhe fitoren me pikë me vendim unanim pas 10 raundeve duke marrë edhe titullin Interkontinental të Federatës IBO. Ky ishte dueli i 15-të në ringun profesionist për Florian Markun që deri tani kishte vetëm 13 fitore dhe një barazim. SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos! Email: info@tvklan.al Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/ Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/ Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/ Follow Tvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/ Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/