Klan News - Shqipëria mposht edhe Azerbajxhanin
Klan News - Shqipëria mposht edhe Azerbajxhanin

Shqipëria nuk ka zhgënjyer as në miqësoren e dytë kundër Azerbajxhanit, të cilën e fitoi me rezultatin 3-1. Në stadiumin “Haladas” të Hungarisë, në 10 minutat e para, takimi ishte e luftuar mes të dyja ekipeve. Por 120 sekonda më pas, Nedim Bajrami me një gjuajtje nga jashtë zone zhbllokoi rezultatin, duke mposhtur portierin Mahama-dalijev. Në vazhdim, azerët e shtuan presionin dhe rrezikuan në disa raste. Edhe në nisje të 45 minutave të dyta, Azerbajxhani u shfaq rrezikshëm. Në 15 minutat e para, kuqezinjtë u përqendruan në mbrojtje. Në vazhdim, e shtuan ritmin dhe Manaj rrezikoi në të 67’. Pesë minuta më pas, Strakosha bëri një pritje shpëtimtare kundër Emrelis. Tetë minuta nga fundi i kohës së rregullt Manaj e çoi rezultatin në 2-0. Azerët gjithsesi e kërkuan golin, por Strakosha u tregua i vëmendshëm. Fitoren e vulosi Laçi në minutën e 88. Azerbajxhani realizoi golin e nderit me Gurbanli në shtesë. Tashmë përqendrimi i kuqezinjve do të jetë në Euro 2024. Më 15 qershor do të luhet përballja e parë kundër Italisë në stadiumin “Iduna Park”. Ndeshjet e Shqipërisë dhe ato të eventit ‘Gjermani 2024’ do të transmetohen ekskluzivisht në televizionin Klan. SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos! Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/kategoria/klan-news/ Follow Klan News on Facebook: https://www.facebook.com/klannews Follow @klannews on Instagram: https://www.instagram.com/tvklannews/ #KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan



Shënoi 2 gola ndaj Çekisë, Seferi zbulon çfarë i tha trajnerit Sylvinho kur e përqafoi
Shënoi 2 gola ndaj Çekisë, Seferi zbulon çfarë i tha trajnerit Sylvinho kur e përqafoi

Seferi shënoi 2 gola në fitoren 3 me 0 ndaj Çekisë e nuk ka se si të mos konsiderohet njeriu i ndeshjes. Për mikrofonin e Tv Klan, ai ka rrëfyer emocionet e kësaj ndeshje. “Me këtë grup fantastik kisha bërë 2 gola. Jam shumë i lumtur për grupin, për kombin, kaq çuna të mirë sa jemi Zoti na shpërbleu. Goli është gol edhe jam shumë i lumtur për fitoren”. Pas golit, Seferi përqafoi trajnerin Sylnvinho dhe i përshpëriti disa fjalë. Ai ka zbuluar edhe se çfarë bisedoi me teknikun. “I thashë këto fjalë: Faleminderit mister për të gjitha, vetëm ti besove tek unë. Faleminderit që më ke dhënë besimin. Ai më tha, e di e di”. Ai vlerësoi zgjedhjet e trajnerit dhe tha se sa herë që do të jetë në fushë, do të luftojë për skuadrën. “Unë jam një tip që nuk mërzitem. Po më futi unë do bëj maksimumin. Unë në fushë futem për të luftuar për gjithë shokët e mi”. Fitoren e sotme ndaj Çekisë, Seferi e konsideroi hap tejet pozitiv drejt Euro 2024 në Gjermani. SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos! Email: info@tvklan.al Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/ Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/ Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/ Follow Tvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/ Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/



Ishujt Faroe 1-3 Shqipëri
Ishujt Faroe 1-3 Shqipëri

Lidhje e drejtpërdrejtë, eleminatoret për Gjermani 2024... Pjesa e Tretë në Instagram https://www.instagram.com/pjesaetrete/ ...



SV Darmstadt 98 4-0 St. Pauli
SV Darmstadt 98 4-0 St. Pauli

Sv Darmstadt 98 kryeson Bundesligën 2 në Gjermani. Skuadra e qytetit me rreth 160 mijë banorë mundi dje rivalët e St. Paulit me rezultatin 4-0. Kuriozitet: Te Darmstadt ka luajtur për herë të parë në futbollin profesionist Mërgim Mavraj ndërsa sot me skuadrën aktivizohet Klaus Gjasula...




« Previous


Popular Tags

#Cleveland Cavaliers  #Paul George  #Luis Suarez  #Best Champions League  #Anthony Davis  #Russell Westbrook  #Lionel Messi  #Los Angeles Lakers  #Neymar  #Football Skills  

Popular Users

#twitter  #rihanna  #incarceratedbob  #rioferdy5  #ATLHawks  #selenagomez  #floydmayweather  #GNev2  #_BAnderson30_  #KDTrey5  #neymarjr  #JoelEmbiid  #NASA