Shqipëria nuk ka zhgënjyer as në miqësoren e dytë kundër Azerbajxhanit, të cilën e fitoi me rezultatin 3-1. Në stadiumin “Haladas” të Hungarisë, në 10 minutat e para, takimi ishte e luftuar mes të dyja ekipeve. Por 120 sekonda më pas, Nedim Bajrami me një gjuajtje nga jashtë zone zhbllokoi rezultatin, duke mposhtur portierin Mahama-dalijev. Në vazhdim, azerët e shtuan presionin dhe rrezikuan në disa raste. Edhe në nisje të 45 minutave të dyta, Azerbajxhani u shfaq rrezikshëm. Në 15 minutat e para, kuqezinjtë u përqendruan në mbrojtje. Në vazhdim, e shtuan ritmin dhe Manaj rrezikoi në të 67’. Pesë minuta më pas, Strakosha bëri një pritje shpëtimtare kundër Emrelis. Tetë minuta nga fundi i kohës së rregullt Manaj e çoi rezultatin në 2-0. Azerët gjithsesi e kërkuan golin, por Strakosha u tregua i vëmendshëm. Fitoren e vulosi Laçi në minutën e 88. Azerbajxhani realizoi golin e nderit me Gurbanli në shtesë. Tashmë përqendrimi i kuqezinjve do të jetë në Euro 2024. Më 15 qershor do të luhet përballja e parë kundër Italisë në stadiumin “Iduna Park”. Ndeshjet e Shqipërisë dhe ato të eventit ‘Gjermani 2024’ do të transmetohen ekskluzivisht në televizionin Klan. SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos! Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/kategoria/klan-news/ Follow Klan News on Facebook: https://www.facebook.com/klannews Follow @klannews on Instagram: https://www.instagram.com/tvklannews/ #KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan