Content removal request!


Vllaznia 3-1 Teuta | Golat dhe Momentet Me Te Bukura | 2011

Pjesa e pare Skuadrat e kanë nisur ndeshjen me nga një zëvendësim në krahasim me ndeshjen e kaluar, teksa te Vllaznia nuk ka luajtur Hasani për shkak dëmtimi dhe në vend të tij është aktivizuar Bardulla. Te Teuta, trajneri Lika ka preferuar të aktivizojë në lojë Dostin në vend të Pepës pas paraqitjes së mirë të tij në ndeshjet e kaluara. Pavarësisht nga këto, loja në minutat e para të ndeshjes ka qenë e ekuilibruar. Dy ekipet duket se nuk e kanë shumë mendjen te sulmi, por luajnë me topa të shumtë kryesisht në mesfushë, pa arritur dot të kenë befasinë në sulm. Do ketë shumë pak raste shënimi për të dyja skuadrat, sepse loja e tyre është shumë e lexueshme. Për rrjedhojë, ky 45-minutësh do mbyllej në shifrat e barabarta 0-0. Pjesa e dytë Nis me gol të pësuar nga Vllaznia. Ashtu si edhe në Kamëz javën e kaluar, ata pësojnë shumë shpejt. Një vendosje jo e mirë e mbrojtjes dhe Çota shënon me kokë. Kjo gjë i ka shokuar shkodranët, që nuk duan ta pranojnë një gjë të tillë. Trajneri Josa nuk vonon dhe hedh dy forca njëherazi në lojë, Sinanin dhe Nimanin. Dhe nuk gabon. Dy pasime të sakta të Sinanit bëjnë që Vllaznia të shënojë dy herë me anë të Vajushit dhe Sukajt. Çdo gjë ka ndodhur brenda 3 minutash dhe në "Loro Boriçi" paniku i disavantazhit ikën shpejt. Stadiumi brohoret golat dhe ndryshimin e lojës së Vllaznisë. Gjërat kanë marrë rrjedhë tjetër dhe tashmë është Vllaznia që dominon në fushë. Në fund ka edhe një autogol nga miqtë, duke fituar njësoj si në javën e parë të sezonit, 3-1. Ndërsa Sukaj tashmë lufton për "Këpucën e artë", pasi në 3 javë ka 4 gola, një fillim i mirë për sulmuesin shkodran, që edhe dje ka qenë vendimtar dhe jo vetëm më golin e shënuar. Josa: Vlerësoj reagimin dhe qetësinë e ekipit "Ka qenë një fitore shumë e rëndësishme për ne. Vlerësoj reagimin dhe qetësinë e skuadrës, sidomos pas pësimit të golit. Gjeti forca dhe reagoi siç duhet dhe për këtë e mjaft arsye këtë fitore ia dedikoj vetëm skuadrës, që dhanë gjithçka në fushën e lojës. Edhe për mua, personalisht, ishte një fitore shumë e rëndësishme dhe këtë nuk e lidh me vazhdimësinë time në krye të ekipit, por me aspekte të tjera. Nuk mjafton vetëm fitorja në një ndeshje për të mbyllur gjithçka, por edhe faktorë të tjerë, si lufta sportive, egoja dhe dëshira për të dhënë gjithçka në fushën e lojës. Këtë skuadra ime e kishte sot (dje) dhe uroj që këta djem të vazhdojnë me këtë ritëm edhe në ndeshjet ve tjera, duke u përmirësuar gjithnjë e më shumë. Normalisht që do të ketë edhe ndonjë ditë të keqe për këta djem, por të gjithë duhen inkurajuar, pa përjashtim. Për mua të gjithë janë njëlloj dhe nuk kam një të babës e një të njerkës, të gjithë i përqafoj njëlloj. Nëse përfaqova Sinanin pas golit të dytë, kjo nuk do të thotë se veçoj ndonjërin, por përqafoj të gjithë skuadrën, sikurse edhe i kritikoj të gjithë njëlloj, kur është për t'i kritikuar. Ndërsa Sinani meriton respekt dhe vlerësim për frymën në skuadër dhe motivimin e duhur për të bërë gjithçka mirë si për vete, edhe për ekipin."