David Silva qe një nga mesfushorët më brilantë të futbollit botëror në kohën e dominimit të Spanjës. Por kjo histori nuk ka shumë lidhje me sportin e luajtur. Në dhjetor të vitit 2017 i erdhi në jetë i biri Mateo, të cilit menjëherë iu desh të luftojë për mbijetesë pasi doli në dritë pas vetëm afërsisht 6 muajsh shtatzëni. Periudhë kur vetë mesfushori spanjoll u largua përkohësisht nga futbolli i luajtur dhe jetoi me frikë për thuajse 5 muaj, kur i biri Mateo, i shëndetshëm, doli nga një spital i Valencias...