21-vjeçari Zvonimir #Boban, kapiten i skuadrës kroate i afrohet një polici dhe ajo që ndodh në çastet në vijim është treguar nga vetë futbollisti: "Iu afrova i nxehur dhe i thashë: T'ju vijë turp, po masakroni fëmijë! Më goditi dy herë dhe më bërtiti: Shko more këlysh kurve se edhe ti si gjithë të tjerët je... Aty m’u errësuan sytë dhe i gjuajta me gju duke i thyer nofullën."