Content removal request!


Top News- Fanella me emrin “Jashari” ‘çmendi’ serbët/ Xhaka sqaron festën pas fitores së Zvricrës

Ylli i kombëtares së Zvicrës, shqiptari Granit Xhaka vendosi të festonte fitoren ndaj Serbisë me një fanellë ku shkruhej mbiemri i heroit kombëtar të Kosovës Adem Jashari, pas ndeshjes së tensionuar në fushë dhe përplasjeve më lojtarët serbë. Fanella “Jashari” ka shkaktuar një lumë reagimesh në rrjetet sociale Kosovë, Shqipëri dhe Serbi, me qindra shqiptarë që shprehën mbështetje të përzemërta për Xhakën ndërkohë që serbët nga ana tjetër e akuzuan futbollistin për provokim. Në fakt kjo fanellë i përkiste shqiptarit tjetër që luan me skuadrën e Zvicrës, Ardon Jashari. Granit Xhaka ka zbuluar se i ka marrë bluzën shokut të skuadrës dhe e ka veshur për arsyen e vetme se kishte mbiemrin e heroit Adem Jashari, duke u dërguar kështu një mesazh të ngrohtë shqiptarëve kudo që ndodhen. Xhaka ka sqaruar në konferencën për shtyp se veshja e kësaj fanelle nuk ishte një lëvizje politike, por edhe një mesazh mbështetje për vetë Jasharin, për të cilin tha se po rritet shpejt si futbollist. Sipas mediave, veshja e kësaj fanelle ishte dhe një mënyrë për t’iu shpëtuar ndëshkimit, pasi Serbët nuk mund të ngrejnë asnjë akuzë, duke qënë se në fund të fundit, Ardon Jashari ishte prezent në stolin e Zvicrës. Lëvizja e futbollistit shqiptar vjen pasi fundi i ndeshjes mes Serbisë dhe Zvicrës prodhoi tension në fushë. Granit Xhaka u përplas me pesë nga futbollistët e Serbisë, me kapitenin shqiptar të Zvicrës që ka reaguar me guxim ndaj kundërshtarëve. Pas disa momenteve të tenisonuara, Xhaka dhe Milenkovic u ndëshkuan me kartona të verdhë. Pas ndeshjes, Xhaka ndau edhe një foto në Instagram, ku shprehu krenarinë për skuadrën e tij. “Nuk mund ta përshkruaj sa e mirë është kjo ndjenjë. Shumë krenarë për djemtë e mij. Raundi i 1/16-ave të Kupës së Botës. Ia dolëm”, shkroi Xhaka. Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar. Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/ Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK For more content from click HERE: www.top-channel.tv Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH #GranitXhaka#Zvicer#TopChannel