Bizneset që operojnë në zonën e Lungomares në Vlorë kërkojnë të qëndrojnë hapur edhe pas mesnate, me këtë arsye përfaqësuesit e tyre protestuan para komisariatit të policisë. Ndërsa thonë se për kërkesën e tyre kanë lënë afat deri të dielën duke kërcënuar se do të mbyllin lokalet e tyre , përfaqësuesi i tyre i bëri një thirrje direkte kryeministrit Edi Rama për zgjidhjen e situatës, madje i ofroi dhe punë. Biznesmeni Dionis Sota iu drejtua kryeministrit Rama, si njeriu që ata kanë më shumë besim, duke thënë: Ne i bëjmë thirrje gjithashtu kryeministrit që në këto kushte ku ne mezi e presim turizmin, të gjithë si biznese duke nisur nga baret, lounge, restorantet, duke pasur menaxherë dhe stafe të shkëlqyer, ne nuk arrijmë dot të dalim me fitim dhe jemi të gjithë pothuajse me këto orare, me këto kushtëzime, me këto mbyllje, kur nuk ulen taksat po ulet orari, nuk ulen taksat po të vjen polici te dera dhe duket sikur jemi në një shtet lufte dhe jo sikur po bëjmë turizëm që në orën 10, në orën 12 pastaj të vijnë derë më derë dhe të sillen në një mënyrë shumë për të dëshiruar. Atëherë ne i bëjmë thirrje kryeministrit dhe e kemi menduar gjatë këtë pjesë që: vetëm te ty kryeministër kemi besim që të vish të na menaxhosh lokalet dhe ne të ofrojmë dyfishin e pagës që merr si kryeministër, megjithë bujarinë që ka një vlonjat dhe gjithë vlonjatët së bashku. E kemi vendosur , e kemi menduar mirë do i kalojmë menaxherët tanë kamerierë dhe lekët që do kursejmë nga kjo manovër do ja japim të gjitha kryeministrit, do i japim dyfishin e pagës që merr, me besimin e plotë që ai nuk na vjedh dhe nuk na çon drejt falimentimit. Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative. Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/ Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK For more content from click HERE: www.top-channel.tv Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH #Lungomare#Vlorë#TopChannelNews