Content removal request!


Top News - Magjike në Tiranë / Kombëtarja mund Poloninë, merr kreun e grupit

Kombëtarja shqiptare bën magjinë në Air Albania Stadium teksa mposhti Poloninë me rezultatin 2-0 në sfidën e radhës të kualifikueseve të euro 2024 duke rritur akoma më shumë shanset e saj përsa i përket cështjes së kualkifikimit. Ishte një ndeshje ku Kombëtarja e bëri Poloninë e Leëandoëskit të dukej shumë e vogël teksa e mbajti nën kontroll gjatë gjithë takimit. Pavarësisht incidenteve që ndodhën pak minuta përpara takimit, atmosfera në Air Albania Stadium ishte e flaktë me impiantin që ishte mbushur plot e për plotë dhe me tifozerinë që kishte shfrenuar fantazinë me banderolat e shpalosura ku nuk munguan as parrullat për kosovën. Sfida nisi me 1 minutë heshtje për viktimat e tërmetit në Marok, ndërkohë që hedhja e dy flakadanëve bëri që arbitri të ndërpresë për pak minuat sfidën. Në fazat e para të ndeshje u pa një lojë e ngadaltë nga të dyja skuadrat, por në minutën e 21 Polonia shënoi me Kivior, por fati ishte me kuqezinjtë, pasi ky gol u anulua nga sistemi VAR për pozicion jashtë loje. Nuk vonoi shumë dhe kuqezinjtë u kundërpërgjigjën teksa morën avantazhin me Asanin që shënoi një supergol të vërtetet me një gjuajtje nga distanca dhe festa ishte e gjitha për tifozët kuqezi. Pjesa e parë u mbyll pikërisht me avantazhin 1-0 të Kuqezinjve. Në pjesën e dytë, ishte kombëtarja shqiptare që kishte lojën në dorë ndërkohë Polonia pati vetëm një moment me Kaminskin. Në minutën e 61 shpërtheu sërish festa në Air Albania Stadium pasi Daku që vetëm pak sekonda kishte në fushën e lojës coi shifrat në 2-0. Polonia ishte inekzistente në fushën e lojës, ndërkohë që kombëtarja jonë filloi të administrojë mjaft mirë ndeshjen. Taulant Seferi në aksionin e fundit pati mundësinë të cojë rezultatin në 3-0 por gjuajtja nuk ishte e kalibruar sic duhej. Por kjo pak rëndësi ka pasi rezultati i ndeshjes mbeti 2-0 për Kombëtaren shqiptare që mori fitoren e parë ndaj Polonisë në ndeshjet direkte me të, por kjo është një fitore që ka një peshë të madhe pasi i jep mundësinë armatës kuqezi të Sylvinhos të marrë kryesimin në Grupin e saj të kualifikueseve Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar. Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/ Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK For more content from click HERE: www.top-channel.tv Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH #TopNews#Kombetarja#Polonia