Një katër vjecare, e vetme, mbi një komardare me unicorn, është shpëtuar nga ekuipazhi i një trageti, pasi i kishte shpëtuar mbikqyrjes së prindërve dhe ishte larguar shumë nga bregu. Ngjarja ka ndodhur në qytetin Antirrio, në gjirin e Korinthit në greqi dhe videoja e regjistruar nga bordi i tragetit Salaminomachos, është bërë virale në rrjet. Kur prindërit e kishin humbur nga sytë vogëlushen e tyre kishin kërkuar ndihmën e autoriteteve të portit, që nga ana tjetër kishin njoftuar kapitenin e një trageti që ndodhej aty afër. “Po i afrohesha portit të Antirrios dhe u njoftova nga autoritetet se një fëmijë, që nuk e prisja të ishte aq i vogël, ishte rrëmbyer nga rrymat në një plazh të afërt”, tregon kapiteni Grigoris Karnesis. Pasi e kishin parë atë, mbi kamardaren me unicorn, me kujdes i ishin afruar dhe e kishin shpëtuar. Vogëlushja, sic tregon ai, kishte ngrirë nga frika, sepse rryma kish qenë shumë e fortë. Ajo nuk fliste por vetëm qante. Akuipazhi ishte munduar ta qetësonte atë, para se vogëlushja të bashkohej me familjen. Fatmirësisht, gjithcka shkoi mirë – thotë kapiteni. Pamje: AFP Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar. Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/ Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK For more content from click HERE: www.top-channel.tv Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH #Greqi#GrigorisKarnesis#TopChannel