Në pamundësi për të xhiruar ndeshjen në tërësi po mundohemi që nga xhirimet amatere të huazuara nga shokët, miqtë apo edhe nga xhirimet individuale të lojtarëve nga ekipet tjera, të ju shfaqim disa sekuenca nga gjysma e pjesës së parë e takimit ndërmjet : KBK Ferizaj dhe KBK Drita nga Gjilani. Ndeshje kjo e zhvilluar në turnirin e organizuar nga HandiKOS dega Gjakovë për nderë të: 3 Dhjetorit, Ditës Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara - PAK. Palestra " Shani Nushi " Ky takim përfundoi me rezultat 18-16 në të mirë të handibasketbollistëve Ferizajas.