Gostivari dominoi lojën dhe krijoi shumë raste për shënim, por në fund ishte Kozhufi që doli fitues në Gostivar në javën e 11-të të Ligës së Dytë republikane në futboll me rezultat 0:1. Mysafirët shfrytëzuan rastin nga një kundër zbritje dhe shënuan golin e vetëm në minutën e 35 nga futbollisti më përvojë Darko Shterjov. Edhe për kundër humbjes, trajneri i Gostivarit Mensur Jakupi u shpreh i kënaqur nga angazhimi i lojtarëve. “Atë që e planifikuam, ne sot nuk arritëm që ti marrim pikët. Kundërshtari kishte ardhur me kundërsulme dhe arriti të na shënoje gol. Ne tërë kohës ishim në ofensivë, sulmonim dhe krijuam shumë raste, mirëpo fati nuk ishte në anën tonë, nuk arritëm të shënojmë gola. Skam vërejtje ndaj futbollistëve, të gjithë e dhanë maksimumin. Mirëpo kështu e ka futbolli, ndonjëherë kuan keq dhe fiton, ndonjëherë luan mirë dhe humbën. Shpresojmë ndeshjet e ardhshme ti përmirësojmë gabimet dhe të jemi më efikas në fazën e sulmit”, deklaroi trajneri i Gostivarit, Mensur Jakupi. Kjo është humbja e dytë e Gostivarit ndaj Kozhufit e cila në javën e dytë fitoi me rezultat 2:1. Edhe pësoi humbje, Gostivari vazhdon të mbaje vendin e tretë në tabelën e klasifikimit me 18 pikë, dy pikë me pakë se ekipi i Vëllazërimit të Kërçovës të cilët kanë 20 pikë. Ndeshjen e radhës Gostivari luan në Shkup kundër ekipit të Makedonija Gjorçe Petrovit me 1 nëntor me fillim në ora 13:30.