Content removal request!


Report TV - Tension dhe dhunë në ndeshjen Flamurtari- Vllaznia

Përfundon në barazim 1-1 takimi i luajtur në Vlorë mes Flamurtrait dhe Vlalznisë. ribaj i jep avantazhin shkodranëve, ndërsa Camara barazon në frymën e fundit. Një ndeshje që ka patur shumë tension brenda saj, por edhe pas përfdundimit të takimit. Gjyëqtarët e ndeshjes, madje janë larguar me furgon policie, ndërsa tensioni është përshkallëzuar pas përfundimit të ndeshjes, ku është dashur ndërhyrja e policisë për të shmangur përleshjen. Shkak ka qënë një moment, kur edhe gjyqtarët kanë lëshuar sharje drejt tifozerisë vlonjate, por edhe futbollistëve të Flamurtarit, cka ka sjellë edhe degjenerim të situatës. Policia ka qëndruar në gatishmëri, ndërsa gjyqtarët janë larguar nga stadiumi, vetëm 1 orë e 30 minuta pas përfundimit të takimit. Tensioni është shoqëruar dhe jashtë ambineteve të stadiumit Flamurtarit, ndërsa policia i ka lërguar me mjetet e veta gjyqtarët nga stadiumi. Administratori i Flamurtarit Sinan Idrizi mjaft i irrituar ka deklaruar denoncimin në polici për gjyqtarët, ndërsa i ka quajtur persona që luajnë me ndjenjat e një qyteti me sjelljen, por edhe sharjet që dhanë ndaj lojtarëve dhe tifozëve të Flamurtarit.