Telesport's user profile page. Match highlights, posts and more on site!“” Report User |
Episodi 89 i podkastit Versus është krejt ndryshe nga të tjerët. Pas ndeshjeve të mbrëmjes, bisedojmë me drejtuesin e Inter Club Albania, Juxhin Rama, i cili ka një lajm të madh për tifozët zikaltër. Debat i nxehtë në studio, me Antonin i cili nganjëherë thellohet më shumë seç duhet, por ky është pasioni ynë dhe nuk ka mënyrë tjetër për ta shprehur. #telesport #versus #podcast #live
Rikthehemi LIVE me komentimin e ndeshjeve të mbrëmjes në Champions League. Ju ftojmë të ndiqni bisedën e radhës të Antonit, Denisit dhe Ndriçimit në Tryezën Versus. Gjatë transmetimit, lexojmë disa nga komentet më pikante në chat. #telesport #UCL #versus #podcast #live
I ftuari i sotëm është Artan Hoxha. Ai e nisi karrierën si gazetar sporti. Ka pasion të madh për futbollin dhe është ndjekës shumë i rregullt i ndeshjeve në stadiume. Artani vjen në Versus si koleg dhe si bashkëpërjetues i emocioneve që dhuron sporti. Rrëfimet dhe lajmet pikante të tij do t'ju mbajnë të ngjitur pas ekranit. 0:00 Historitë e Artan Hoxhës 50:08 Shqipëria dhe Kosova 1:47:05 Pyetjet e ndjekësve 2:24:00 Treshja Versus