FC Shkupi's user profile page. Match highlights, posts and more on site!“” Report User |
Ekipi ynë sot ka zhvilluar ndeshjen e tretë kontrolluese në kuadër të përgatitjeve për sezonin pranveror në Antalya të Turqisë. Për kundërshtar kishim ekipin ukrainas të Premier Ligës së këtij shteti, FC Lviv, duke u mbyllur me rezultat 1-1 (1-0).
Sot skuadra e jonë ka zhvilluar edhe miqësoren e dytë në kuadër të qëndrimit në kampion stërvitor të Antalyas. Për kundërshtarë kishim ekipin e Premier Ligës Ruse, Akhmat Grozny, ndeshje kjo që u mbyll në barazim 1-1.
Ndeshja e javës së 17-t, e luajtur në stadiumin e qytetit në Tetovë në mes Renovës dhe Shkupit solli një lojë të hapur, me shumë raste, por pa gola. Barazimi padyshim që më shumë i shkoi përshtati nikoqirëve, të cilët i rezistuan të gjitha sulmeve dhe mund të jenë të kënaqur që nuk u larguan nga fusha me humbje.
Futbollistët tanë kanë shënuar fitoren e dytë radhazi, duke treguar një lojë të mrekullueshme në fushën e vështirë të Pelisterit në Manastir, ndërsa pa dyshim se në sulm kishim makinën për gola Dembo Darbo që shënoi hat-trick, për të marrë fitore me rezultat 1-3.
Shkupi fitoi dhe në ndeshjen e javës së 14-të, pas një pauze prej tre ndeshjesh. Sot arkëtuam tri pikë në ndeshjen në “shtëpi” kundër Belasicës (3-1), me golat e Darbo Dembo dhe Fredy Alvarez .
Derbi i vogël i qytetit të Shkupit u zhvillua në lagjen Gjorçe Petrov ku ekipi ynë luajti në cilësinë e mysafirit nga Makedonija Gj.P. Edhe pse në këtë ndeshje dy ekipet patën mjaft raste për të shënuar, prapëseprapë, rrjetat mbetën të patundura (0-0) dhe dy ekipet që po luftojnë për kreun e tabelës, ekipet ndanë nga një pikë secila.
Skuadra jonë edhe pse favorite në ndeshjen ndaj Akademia Pandevit nuk arriti që të bëjë edhe një hap tjetër drejt gjysmëfinales. Në një ndeshje ku gjatë dy pjesëve dominuam me lojë dhe posedim të topit, nuk arritën të shfrytëzojmë rastet për të eliminuar kundërshtarin.
HIGHLIGHTS | SHKUPI 3:1 SKOPJE (12.11.2022) Round 15 MFL.
HIGHLIGHTS | Makedonija GJ.P 1:1 SHKUPI (30.10.2022) Round: 13 MFL.
HIGHLIGHTS | SHKUPI 1:0 Struga Trim Lum (16.10.2022) MFL ROUND 11 Goal: Freddy Alvarez.
HIGHLIGHTS | Akademija Pandev - SHKUPI 0:1 (09.10.2022) MFL ROUND 10.
HIGHLIGHTS | SHKUPI 0 - 0 Sileks (05.10.2022) MACEDONIAN CUP.
HIGHLIGHTS | SHKUPI 0 - 0 Sileks (02.10.2022) MFFL ROUND 33.
Uefa Champions League First Qualify Round HIGHLIGHTS | SHKUPI 3 - 0 Lincoln Red Imps (05.07.2022)