FC Shkupi-Vardar 0:1 (tribuna)1 by @malomixi shqipe - Post Details

FC Shkupi-Vardar 0:1 (tribuna)1

Pavarësisht se FC Shkupi ka pësuar disfatë minimale në duelin e të së dielës në kuadër të javës së 24-të, futbollistët e dëshmuan veten se munden të luajnë kundër secilës ekip, ndërsa Vardari në këtë rast nuk ishte ekipi që dominoi lojën, por falë një penaltie që e referoi Dimitrija Meçkarovski, ndërsa në anën tjetër nuk e pa atë që u bë ndaj Filip Petkovskit, në asnjë moment nuk zbeh paraqitjen e lojtarëve. Trajneri Visar Ganiu pas ndeshjes sigurisht se nuk ka qenë i kënaqur nga rezultati, por nga loja e të përzgjedhurve të tij po. “Mendoj se ishim kundërshtarë të barabartë me Vardarin, në disa momente edhe dominuam lojën, duke e ditur se kishim para vete një kundërshtarë të papërshtatshëm sikurse është Vardari. Nuk kam se çka të ankohem te futbollistët e mi të cilët dhanë maksimumin në këtë përballje. Vardari deri te fitorja erdhi përmes penaltisë, të cilin unë nuk do të dëshiroja ta komentoj, por mendoj në minutën e 90-të, edhe neve kishim një situatë ku merituam të referohej penalti, por gjyqtari nuk pati guximin të referojë atë që duhej dhe mbeti i heshtur. Sido që të jetë ne do të vazhdojmë edhe më tutje kampionatin me arritje të tjera”. http://fcshkupi.com/

Similar Posts!

FC Shkupi-Vardar 0:1 (tribuna)2
FC Shkupi-Vardar 0:1 (tribuna)2

Derbi i javës së 24-të të Ligës së Parë të Maqedonisë në mes ekipeve të Shkupit dhe Vardarit ka përfunduar me vetëm nje gol të shënuar. Derbi në mes dy ekipeve rivale u luajt para një numri të madh të shikuesve që kalonte numrin e 5.000 shikuesve. Gjatë gjithë lojës dy ekipet luajtën me shumë kujdes dhe në disa raste të rralla kishte tentim drejt portave të Zendelit apo të Paçovskit. Rastin e parë më konkret e kishte skuadre Shkupit, kur Mevlan Murati kaloi të gjithë mbrojtjen kundërshtare, por goditja e tij përfundoi drejt në mes të portës, ku ishte i vendosur Paçovski. Në 45 minutat e para Besart Iseni kishte rastin më ideal, kur goditjen e tij mezi se e ndali portieri i Vardarit. Goli i vetëm u shënua në minutën e 68-të,kur referi Dimitar Meçkarovski në disa raste nuk arriti që të kontroll si duhet ndeshjen, akordoi penalti pas një ndërhyrje të Florent Osmanit. Braziliani Felipe ishte ai që goditi nga pika e bardhë, e që portieri Zendeli e ndali goditjen e tij, ndërsa topin e dëbuar për herë të dytë Felipe e dërgoi në rrjetë. Ky rezultat mbeti i pandryshuar deri në fund të ndeshjes. Rastin tjetër konkret e kishim në fund të ndeshjes, kur pas rivënies me dorë, Sedat Berisha goditi mbi portë. Në kohën shtesë kishte një tollovi të vërtet para portës së Paçovskit, kur sulmuesi i Shkupit Filip Petkovski u ndal në mënyrë të palejuar, por kësaj radhe gjyqtari Meçkarovski u bë se nuk ka asgjë dhe nuk e kishte të njetin arshin të referimit sikurse në rastin e parë kur referoi pa hamendje penalti për Vardarin . Pas ndeshjes kishte një tollovi kur lojtarët po largoheshin drejt dhomave të veshjes, ndërsa trajneri i Vardarit filloi të festojë me lojtarët e tij mu në vendin ku ishin turma e tifozëve të Shkupit “Shvercerat”. Në dalje sipas disa personave që ishin aty afër thuhej se është goditur nga portieri i Vardarit Paçovski një fëmijë i cili ka mbledhur topat pas portës. Nga ana e Vardarit janë ankuar se një futbollist i tyre është goditur nga sigurimi, ndërsa të gjithë këtë tension nga zyrtarët e Shkupit thonë e e ngriti referimi shumë i dobët dhe i njëanshëm i gjyqtarit kryesor Dimitar Meçkarovski. SHKUPI – VARDARI 0:1 Stadiumi i Çairit Shkup (Shikues 5.000) Refer kryesor: Dimitrija Meçkarovski: Ndihmës: Dejan Nedelkovski dhe Goce Petreski, refer i katërt: Ivana Projkovska (të gjithë nga Shkupi) Golashënues: Felipe 68’ (KF Vardari) Kartonë të verdhë: Suat Zendeli, Florent Osmani dhe Mevlan Murati për Shkupin, Gligorov dhe Grozdanovski për Vardarin. SHKUPI: Zendeli, Bajrami (Janevski 74), Adili, Iseni (Zuka 65), Nuhiu (Akgun 79), Berisha, Murati, Osmani, Petkovski, Asani dhe Llazarevski Vardari: Paçovski, Popov, Grnçarov, Asani (Kojasheviq 19), Gligorov, Stojkov (Ivanovski 46), Qeran (Grozdanoski 74), Hamburxhumjan Nikollov, Novak dhe Felipe.