Tomislav Busic Goal! Teuta - Kukësi 2-2 (Kupa e Shqipërisë - First Leg 12/03/2019) by @Daniel Kalemasi - Post Details

Tomislav Busic Goal! Teuta - Kukësi 2-2 (Kupa e Shqipërisë - First Leg 12/03/2019)

Spektakël në Durrës, Teuta barazon Kukësin në frymën e fundit Teuta dhe Kukësi janë ndarë në një barazim 2-2, në sfidën e parë të turit çerekfinal të Kupës së Shqipërisë, të zhvilluar në qytetin e Durrësit. Një ndeshje me dy fytyra kjo për ekipin e Cungut, që pas një pjese të parë të barabartë, shënoi me Rexhinaldon, në sekondat e fundit të 45 minutave të para, pas një aksioni fantastik me Rrocën. Me nisjen e të dytës, Rexhinaldo nuk ia doli dot pas një dëmtimi në pjesën e parë, dhe i la vendin Shkurtajt. Edhe ky i fundit, pas një shërbimi të shkëlqyer nga Rroca, shënoi i vetëm me Hidin. Me dy gola diferencë, Shkëmbi nuk u dorëzua, dhe bëri zëvendësimet për t’u hedhur para në sulm, ndërkohë që Cungu e çoi ekipin me 5 mbrojtës. Në frymën e fundit, pasi rriti dozën e sulmit, Teuta barazoi me Bushiç dhe Hakajn. Ndeshje spektakolare kjo në Durrës, dhe tashmë ekipi që kalon në gjysmëfinale, do të vendoset në takimin e kthimit. Teuta-Kukësi 2-2 GOLAT: Bushiç 85′, Hakaj 90′ / Rexhinaldo 45′, Shkurtaj 54′ /PanoramaSport #Teuta #Kukesi #KupaeShqiperise