FC Shkupi's user profile page. Match highlights, posts and more on site!“” Report User |
Deklarata e futbollistit Sérgio Antonio De Luiz Junior para ndeshjes Vardari vs Shkupi, që luhet të dielën 16.09.2018 me fillim në orën 15:30 në stadiumin “Boris Trajkovski” në lagjen Maxhari
Nën drejtimin e trajnerit Hajati Sojdash gjatë ditës së shtunë FC Shkupi zhvilloi seancën e fundit stërvitor, ku ishte prezent edhe përforcimi i fundit , Viktor Angelov.
FC Shkupi vazhdoi serinë pozitive, duke regjistruar fitoren e tretë me radhë. Në Manastir, Shkupi mundi Pelisterin 2-0, falë golave të Iljoskit dhe Imerit, me çka bën një hap të madh drejt cakut përfundimtar – pjesëmarrje në garat evropiane. Viza evropiane duhet të vuloset përball Vardarit në stadiumin në Çair.
Fitore perfekte e FC Shkupit ndaj Renovës, e cila falë intervenimeve të portierit Hadis Velii, mbylli takimin me vetëm 3 gola të pranuara. Stojkoski, Iljoski dhe Adem, ishin autor të golave në stadiumin në Çair, në fitoren që hap dyert e garës për dalje në Evropë.
Fitore bindëse për të rikthyer vetbesimin dhe për të hapur rrugën drejt qëllimit kryesor, garim në skenën ndërkombëtare. Bllazhe Iljoski realizoi tripletë ndaj Pelisterit, ku shënuan edhe Bunjamin Shabani e Alen Jasharoski për fitoren bindëse 5:2
FC Shkupi u ndal në barazim 1-1 në terenin e Rabotniçkit, ku kishte përkrahjen maksimale nga “Shvercerët”, të cilët gjatë 90 minutave ishin futbollisti i 12-të në stadiumin “Filipi i Dytë”. Pas epërsisë së vendasve me golin e Angelovit, ishte sulmuesi Alen Jasharoski, që me golin e 9-të në këtë sezon, siguron një pikë të madhe në derbin e qytetit të Shkupit