FC Shkupi u ndal në barazim 1-1 në terenin e Rabotniçkit, ku kishte përkrahjen maksimale nga “Shvercerët”, të cilët gjatë 90 minutave ishin futbollisti i 12-të në stadiumin “Filipi i Dytë”. Pas epërsisë së vendasve me golin e Angelovit, ishte sulmuesi Alen Jasharoski, që me golin e 9-të në këtë sezon, siguron një pikë të madhe në derbin e qytetit të Shkupit